Vazhdon rreziku i zhdukjes së Trashëgimisë Kulturore

17038659_1281051558675776_7844737112149470236_o

Sot u rrënua edhe një shtëpi e vjetër brenda Qendrës Historike të Prizrenit, në rrugën “Pushkatarët”. Për rrezikun ndaj trashëgimisë kulturore, CHwB Kosova për herë të fundit pati paralajmëruar në dhjetor të vitit 2016, kur edhe lansoi platformën Trashëgimia në rrezik.

15369974_1329708347060994_418267321423925692_o

Gjate hulumtimit CHwB Kosova ka vërejtur se rreth 140 ndërtesa janë në rrezik të zhdukjes. Paralajmërimi, fatkeqsisht u dëshmua edhe me rrënimin e shtëpisë në Qendrën Historike të Prizrenit. Humbja e kësaj shtëpie sot, nënkupton humbjen e një pjese të identitetit të Kosovës dhe humbjen edhe te potencialit për zhvillim ekonomik në vend.

15578311_1329707557061073_945683999649804599_o 15540663_1329708360394326_1994412596502515258_o

CHwB Kosova përkrah rekomandimin e organizatës “EC Ma Ndryshe” për marrjen e vendimit për moratorium në këtë zonë, që nënkupton ndalimin e çfarëdo aktiviteti (në përjashtim të atyre me natyrë emergjente) përderisa është duke u hartuar Plani i Menaxhimit dhe Konservimit për Qendrën Historike të Prizrenit. Andaj, ne u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që urgjentisht të marrin masa për parandalimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore në vend.

Lajmet e fundit