Tradita e humorit në Gjakovë prezantohet përmes KomediaFest

komedia fest homeNga 6 deri 14 shtator 2014, në Gjakovë është mbajtur edicioni i tretë i festivalit të komedisë “Komedia Fest”. Kësaj radhe festivali kishte shtrirje në nivel ndërkombëtar, që përveç shfaqjeve komedi nga trojet shqipfolëse, kishte edhe trupa mysafire nga Evropa, artistët e njohur nga Finlanda Adam Darius dhe Kazimir Kolesnik, programin për fëmijë, si dhe shfaqje nga artistë të ndryshëm.

1492222_1533304343551075_6003609733718508265_o 10631216_1534483826766460_4229677181322407519_o
10655419_1532630880285088_7257950823877084472_o 10679875_1534483440099832_8813328863902069497_o 10694341_1532631353618374_6000541910240039913_o 10703866_1534137893467720_8690743987342807996_o
Për dallim nga edicioni i parë dhe i dytë kur Komedia Fest aktivitetet i kishte të fokusuara në zonën e Çarshisë së Vjetër, këtë vit kishte vëmendje sensibilizimin e objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore, duke i fokusuar këto aktivitete në Muzeun Etnografik të Gjakovës. Gjatë ditëve të aktivitetit, artistët dhe mysafirët e festivalit janë takuar me artdashës për të biseduar lidhur me shfaqjet dhe çështje të tjera sa i përket zhanrit të komedisë, në një ambient mjaft miqësor dhe të këndshëm. Po ashtu, si risi e këtij edicioni, programi i filmave të animuar të zhanrit komedi, çdo mbrëmje është shfaqur në sipërfaqen e mureve të ndërtesës së muzeut, duke u bërë një atraksion i veçantë, për të interesuarit dhe kalimtarët e rastit, duke ditur që hyrja ishte falas.

10700242_1533304890217687_3878590397321891951_o

Projekti është zbatuar nga OJQ “Festivali mbarëkombëtar i komedisë” dhe është pjesë e iniciativës “Ditët e Kulturës në Gjakovë” që është mbajtur gjatë vitit 2014 dhe është bashkëfinancuar nga CHwB Kosova, Komuna e Gjakovës dhe partnerë tjerë. Ky projekt është identifikuar në kuadër të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Gjakovës e cila është hartuar në  kuadër të programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 në 7 komuna të ndryshme të Kosovës.

10649024_1534924600055716_4617496234996831593_o

Lajmet e fundit