Thirrje për grante 2013

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të marra për grante, publikimi i fituesve do të bëhet me 31 maj.

Nëse jeni OJQ dhe nëse keni ide të reja dhe kreative për të nxitur dhe promovuar pjesëmarrjen e komunitetit në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të Kosovës, atëherë dërgoni një Koncept për projekt, në organizatën Trashëgimia Kulturore pa Kufij, CHwB

CHwB, në kuadër të programit të saj në Kosovë dhe të financuar nga Agjensioni Suedez për Zhvillim Ndërkombëtar (Sida), është e interesuar që të bashkëpunojë me organizata Bjoqeveritare lokale për zbatimin e projekteve të vogla të cilat kanë për qëllim nxitjen e komuniteteve lokale në mbrojte aktive të trashëgimisë kulturore. Për më tepër, mbështetja e CHwB synon promovimin e aktiviteteve për nxitjen e pjesëmarrjes së komunitetit në ruajtjen dhe respektimin e vlerave kulturore dhe mjedisore.

Aktivitete e përkrahura:
1.Aktivitete vullnetare në pastrimin dhe mirëmbajtjen e vendeve me rëndësi kulturore: monumente, ansamble, lokalitetet arkeologjike
2.Aktivitete për rritjen e vetëdijes dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të komunitetit në ruajtjen e trashëgimisë kulturore (ekskursione, aktivitete sportive-kulturore, shfaqje teatrale, lojëra tradicionale, ngjarje kulturore, promovim të trashëgimisë shpirtërore, ekspozita)
3.Aktivitete për promovimin e trashëgimisë kulturore në funksion të turizmit kulturor (shenjëzim të vendeve me rëndësi, harta, guida turistike)

Për aktivitetin 1. kërkohet pajtim paraprak me institucionet përgjegjëse për trashëgimi kulturore.

Buxheti duhet të planifikohet në mënyrë që shpenzimet për paga dhe mëditje të mos kalojnë kuotën 20% të buxhetit të plotë. Pjesa tjetër e buxhetit, lejohet që të shpenzohet për blerjen e materialeve harxhuese, logjistike, transport dhe materiale promovuese.

CHwB për vitin 2012 ndan 3-5 grante për organizata joqeveritare. Shuma maksimale për një projekt është 5,000 Euro.

Afati i aplikimit 22 Prill – 10 Maj 2013, drejtpërdrejtë në email: gro.b1574281295whc@o1574281295vosok1574281295. Njoftimi për përfitues: 15 maj 2013

Mos harroni përfshirjen në projekt edhe të grupeve të margjinalizuara.

Aplikacioni shkarkohet këtu: Grant_Concept_Paper_Form

GRANTS 2013 alb

Lajmet e fundit