Thirrje për aplikim në punëtorinë “Heritage Lab” – Rijetësimi i Kino Bahçes / Prizren

I ftojmë të gjithë studentët dhe profesionistët e rinjë të aplikojnë në punëtorinë  e parë për vitin 2019 “Heritage Lab”

posteri final

 

Në prag të rijetësimit të kinemasë verore të Lumbardhit në Prizren, punëtoria “Heritage Lab” organizohet me qëllim të aftësimit të studentëve të fushës së arkitekturës, trashëgimisë kulturore, ekologjisë dhe planifikimit urban që kanë pasion trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit dhe njëkohësisht kanë vullnet të mësojnë se si duhet ruajtur dhe rijetësuar ajo.

“Heritage Lab” në Kinemanë verore te Lumbardhit në Prizren do të ofrojë mundësi për studentët që të dëgjojnë ligjerata nga ekspertë të huaj dhe vendor në fushën e rijetësimit të ndërtesave historike. Përveç ligjeratave, studentët do të bëjnë punë praktike përmes së cilës do t’i mësojnë metodat e rijetësimit të ndërtesave historike për nevojat e sotme. Aplikantët duhet të kenë aftësi të mira komunikimi në gjuhën angleze duke marrë parasysh që të gjitha ligjeratat dhe puna praktika do të mbahen në këtë gjuhë.

Puna praktike do të realizohet në kinemanë verore, e cila si përfundim do të revitalizohet dhe do të shërbejë si kopsht urban dhe hapësirë sociale e kulturore.

“Heritage Lab” do të mbahet prej datës 21 Prill deri me 2 Maj, tek Kino Lumbardhi në Prizren.

Ky projekt është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, zbatuar nga UNDP dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evorpipan për Stabilitet dhe Paqe (IcSP) ndërsa organizohet nga CHwB Kosova dhe Fondacioni Lumbardhi.

SI TË APLIKONI?

Shkarkoni Formën e aplikimit!

Ju lutem kompletoni aplikacionin dhe dorëzoni deri më datën 12.04.2019, përmes emailit në: gro.i1582579821hdrab1582579821mul@o1582579821fni1582579821. Titulli i aplikimit përmes emailit duhet të jetë: “Aplikimi për punëtorinë Heritage Lab 2019 Lumbardhi (Emri dhe mbiemri juaj)”.

Për çfarëdo informatë lidhur më punëtorinë, kontaktoni në email adresën gro.i1582579821hdrab1582579821mul@o1582579821fni1582579821,  ose në numrin e telefonit +38344284142/ +38349545455

Punëtoritë tjera për vitin 2019 do të shpallen së shpejti!

Lajmet e fundit