Thirrje për aplikim – Edicioni i tretë i Heritage Space

RILIDHE TRASHËGIMINË!

Kur mendojmë për trashëgiminë, mendojmë për diçka që i ka mbijetuar kohës për të na treguar një tregim. Ajo mund të jetë një ndërtesë e shekujve të kaluar, një mozaik i ndërlikuar i një civilizimi tjetër, një këngë e lashtë ose çfarëdo krijimi njerëzor që i kapërcen sfidat e kohës. Si e tillë, trashëgimia që ne e njohim nuk ishte gjithmonë trashëgimi. Dikur ishte risi. Ishte krenaria dhe lumturia e një artisti që sapo kishte përfunduar një kryevepër. Lavdia e një ndërtuesi i cili gdhendte gurë për të ngritur ndërtesa. Ishte fëmija e një mendje kreative.

Lidhja në mes trashëgimisë dhe kreativitetit u ndërpre kur trashëgimia u bë diçka që duhej dashur dhe ruajtur. Sidoqoftë, lidhja që dikur kishin mes vete sot është burim ku të inspiruarit shkojnë të pijnë. Në këtë edicion të Heritage Space, ne duam ta RILIDHIM trashëgiminë me kreativitetin në mënyrë që të krijojnë sëbashku edhe njëherë. Ne duam të ri-jetësojmë, ri-zbulojmë dhe ri-përjetojmë. Ta lidhim trashëgiminë dhe krijuesin sëbashku. Të RILIDHIM.

Cover web

Heritage Space këtë vit do të ofrojë hapësirën që ju të ri-jetësoni ndërtesa historike, të rikrijoni artefakte, të ritregoni tregime të harruara dhe ta rizbuloni turizmin kulturor.

Për më shumë informata rreth fushave kreative të edicionit RILIDH TRASHËGIMINË të Heritage Space lexo: Fushat për aplikim në edicionin e tretë të Heritage Space
Për të mësuar se si të aplikoni lexoni: Udhëzuesin për aplikim ndërsa për të mbushur aplikacionin plotësoni: Formën e aplikimit.

Afati i fundit për aplikim është 6 Maj 2018.

ÇFARË ËSHTË HERITAGE SPACE?

Përgjatë dy viteve të projektit, platforma Heritage Space është implementuar për t’i përkrahur tetëmbëdhjetë njerëz kreativ nga fusha të ndryshme derisa ata përdornin shkëndijat e tyre për të shkëlqyer dritë të re mbi krijimet e së kaluarës. Punët janë krijuar përmes përdorimit të mediumeve të ndryshme të teknologjisë, modës, muzikës, tregimeve, videos dhe revitalizimit, duke ofruar mundësi që trashëgimia kulturore të shikohet përmes një qasjeje të re dhe bashkëkohore. Kjo platformë u mundëson krijuesve të fushave të ndryshme kreative të përdorin trashëgiminë kulturore si burim frymëzimi për krijimin e veprave të reja përmes së cilave trashëgimia kulturore do t’i kapërcejë kufijtë e kohës në mënyrë që të ri-zbulohet, promovohet dhe ri-jetësohet. Kjo platformë krijon lidhje të reja në mes të krijuesve dhe shoqërisë me trashëgiminë, duke e ngritur atë në statusin e një fontane të pazëvendësueshme për zhvillim ekonomik social dhe kulturor në Kosovë.

Lajmet e fundit