Ligjëruesit e punëtorisë “Heritage Lab” – Rijetësimi i Kino Bahçes / Prizren

aslihani

Aslıhan Demirtaş është themeluesja e Aslıhan Demirtaş Design and Research Studio dhe bashkëthemluese e KHORA, studios ndërdiciplinore të dizajnit në Stamboll dhe New York. Praktikat e saj kapërcejnë teritore dhe kufi te diciplinave në aspekte të ndërtimit, peizazheve dhe instalacioneve, ekspozitave, projekteve artistike së bashku me hulumtime dhe aktivizëm. Demirtaş ishte dizajnere kryesore në Muzeun e Artit Islamik në Doha, Qatar dhe Miho Chapel në Kyoto, Japoni për I.M. Pei-Architect. Në 2009 ajo filloi punën e saj në New York dhe e themeloi zyren e saj në Stamboll në 2011 për t’i vazhduar projektet e saj në Turqi dhe Evropë. Aslıhan Demirtaş është profesoreshë e rregullt në Universitetin Kadir Has, Fakultetin e Arteve dhe Dizajnit ne Istanbul. Ajo, ndër të tjera,  ka ligjeruar në GSD, Harvard, MIT,  Bauhaus-Universität Weimar, Parsons dhe American University in Beirut. Ajo ka shkruar një kapitull në librin Peisazhet e Zhvillimit: Impakti i Modernizimit dhe Mjedisit Fizik të Mesdheut Lindor, publikuar nga Harvard Press dhe është duke punuar në librin e saj Graft financuar nga Fondacionit Graham.

 

IMG_9155

Nora Arapi Krasniqi – është arkitekte e specializuar në fushën e ruajtjen e monumenteve dhe hapësirave. Gjatë karierës së saj ajo u angazhua në konservime te integruara, dizajnimin dhe menaxhimin e projekteve te konsevimit, së bashku me plane të menaxhimit të hapësirave të trashëgimisë kulturore.

Ajo ka punuar në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturoe nga viti 2009, e cila ka filluar karierën e saj në Fondacionin Suedez CHwB, duke vazhduar në Ministrinë e Kulturës në Kosovë, Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Pasioni për ruajtjen e trashëgimisë së ndërtuar dhe ambicia për përdorimin e trashëgimisë për zhvillim të qëndrueshëm janë dy komponente që e motivojnë për punë.

IMG_9159

Ares Shporta është puntor i kulturës në Prizren. Pas studimeve për politika kulturore në Universitetin Bilgi në Stamboll, në 2015 ai u emërua drejtor i Fondacionit Lumbardhi, i cili u themelua për ta vazhduar Iniciativën për Mbrojtjen e Kino Lumbardhit. Ai punon drejt qëndrueshmërisë së një komuniteti aktiv që kontribojnë në këtë iniciativë, koordinimin e institucionit dhe ri-mendimin e kinemasë dhe zhvillimin e programeve në fazat formative. Më herët ai ishte producent i filmit dhe përkthyes, duke punuar në kapacitete të ndryshme për festivale, rrjete të kulturës, platforma të ndryshme civile të Kosovës dhe regjionin përreth saj. Shporta aktualisht është duke sevuar si Kryetar Bordi të Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren dhe Kryetar i Kooperativës – Platforma Kulturore Rajonale.

 jeton

Jeton Jagxhiu është grafist, hulumtues dhe profesional i marrëdhënieve publike në Prizren. Ai i ka përfunduar studimet në Zagreb, Akademia e Teknologjive Grafike dhe ka punuar në disa studio grafike në Zagreb para se të themelonte kompaninë e vet të dizajnit, marketingut dhe shtypit në Prizren. Jagxhiu ishte gjithashtu i angazhuar në departamentin e zhvillimit të DokuFest, kryesisht i përgjegjshëm për kampanja, marketing dhe fundraising ne mes të viteve 2004 – 2011. Për 18 vitet e fundit, ai ka shkruar në gazeta dhe revista në Kosovë dhe pas një periudhe të gjatë të aktivizmit social është bërë edhe aktivist politik. Në kapacitetin e tij personal, Jagxhiu ka kryer hulumtime lidhur me diciplina të ndryshme mbi identitetin e Prizrenit dhe historinë e kuzhinës, lumit, hartave, historive gojore dhe dokumenteve të ndryshme, disa nga të cilat ishin të ndara me publikun në formë të hartave, broshurave, tregimeve të shkurta, ligjeratave dhe librit të gatimeve vendore.

 Unknown

Sali Shoshi ëshë arkitekt dhe aktivist mjedisor nga Kosova. Ai ishte angazhuar në konservimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës për 17 vite si anëtar i Fondacionit Kosovar Cultural Heritage Without Borders – CHwB Kosova. Shoshi eshtë i angazhuar në iniciativa dhe projekte të shumta për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në kontekste të pas-konfliktit dhe tranzicionit.

Lajmet e fundit