Fillon hartimi i Planit të Konservimit për Vushtrri

vushtri cons plan 01

CHwB në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë kanë filluar punët në hartimin e Planit të Konservimit të qendrës historike të qytetit të Vushtrrisë. Plani i Konservimit do të përfshijë zonën në ‘trekëndëshin’ e tri monumenteve kryesore të këtij qyteti: Urën e gurit, Hamamin dhe Kalanë, zonë e cila është e identifikuar si qendër historike në Planin Zhvillimor Komunal të Vushtrrisë.

Ky projekt është pjesë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të kësaj komune. Ky plan është hartuar nga CHwB, Komuna e Vushtrrisë dhe institucione tjera të nivelit qendror në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore dhe bashkë-financohet nga Suedia, përmes CHwB-së dhe Komuna e Vushtrrisë.

Dokumenti i Planit të Konservimit do të përmbajë dispozitat e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe udhëzuesin për zhvillim dhe planifikohet të përmbyllet në gjysmën e parë të vitit 2016.

CHwB është duke punuar për një kohë të gjatë në komunën e Vushtrrisë. Ndër projektet e rëndësishme të zbatuara deri tani janë “Ruajtja dhe mbrojtja e Kalasë së Vushtrrisë” dhe “Restaurimi i Hamamit të Vushtrrisë“.

Lajmet e fundit