Komuniteti i Zatriqit me hapësirë të re për takime, mësim e lutje

Xhamia e fshatit Zatriq në Komunën e Rahovecit është trajtuar si pjesë e programit të Reagimit Emergjent Kulturor, financuar nga Fondi Princ Claus për Kulturë dhe Zhvillim në bashkëpunim me CHwB-në në Kosovë dhe komunitetin e fshatit.

Xhamia e fshatit Zatriq ishte objekt i shkatërrimit të luftës së fundit (1999). Një bombë ka dëmtuar hyrjen e ndërtesës, kështu që një derë e re-jo origjinale është vendosur, e cila ka cenuar autenticitetin. Tani që ndërhyrjet kanë përfunduar, Bashkësia Islame (pronar i ndërtesës) do të adaptoj pjesën jo funksionale të ndërtesës në një qendër rinore të bashkësisë islame. Pas diskutimeve me imamin e xhamisë, duket se komunitetit i mungon një hapësirë për mësimin e fesë islame. Ata përdorin zonën funksionale për të tu lutur dhe për mësimdhënie. Për këtë arsye, ata kanë propozuar që gjysma e dëmtuar e xhamisë, pas trajtimit do të përdoret si një klasë mësimi, bibliotekë dhe zyrë e xhamisë.

BEFORE 01 BEFORE 07 IMG_6828 BEFORE 08 IMG_6856

Punimet ndërhyrëse në pjesën e jashtme dhe të brendshme të ndërtesës kanë filluar më 9 nëntor 2015 dhe kanë përfunduar më 22 dhjetor 2015.

Të gjitha tjegullat dhe dërrasat nën mbulesë, përfshirë mbeturinat e ndryshme të hapësirës së kulmit janë larguar dhe transportuar në deponi. Shtresat e konstruksionit të kulmit janë pastruar, dhe disa trarë në pika të caktuara janë përforcuar. Vetëm një pjesë e vogël e trarëve (ato të kalbura) janë zëvendësuar. Mbi konstruksionin kryesor të kulmit, janë vendosur dërrasa të drurit dhe shtresa hidroizoluese. Kulmi ishte i mbuluar me tjegulla të ngjashme me ato tradicionale. Së bashku me punimet e kulmit, u rindërtua oxhaku, i cili ishte në gjendje shumë të keqe. Materiali nga plastika i strehës së kulmit u hoq dhe u zëvendësua me dërrasa druri. Në strehë janë fiksuar listelat e profiluara dhe dërrasat frontale të dekoruara.

Shumica e minares është pastruar nga suvaja ekzistuese e çimentos, e cila kishte mbuluar dhe dëmtuar strukturën origjinale të minares. Më pas, struktura e gurit është pastruar, veçanërisht fugat. Shtresa metalike ekzistuese në majën e minares është larguar dhe është zëvendësuar më pas me konstruksion të ri druri , të mbuluar pastaj me shtresë të re të plumbit.

20151123_142622b3217fc6ab793309a08e4e8b38983dc5400d81a612d6bd9cbb708d1010ca4222 504bca9d13a6064e7b5525e640deb5f315e22d8e1c2e9f7b5b8dc78c22dae9bb 20151130_131835 AFTER 06

Dyshemeja e drurit e ndërtesës është trajtuar. Hapësira e dyshemesë para hyrjes në mejtep dhe ajo para hyrjes në dhomën e lutjes është shtruar me pllaka guri. Drenazhi është vendosur rreth perimetrit të xhamisë. Përveç kësaj, qasja në ndërtesë nga rruga është shtruar me pllaka të njëjta guri. Sipas projektit, në pjesën e mejtepit është bërë vendosja e instalimeve elektrike. Tek hapësira e para hyrjes së mejtepit është vendosur gypi i ujit dhe përreth tij është formuar edhe korita (vaska) për abdes.

Të gjitha dritaret ekzistuese të xhamisë nga PVC-ja dhe alumini (të vendosura së voni, jo origjinale) duke i përfshirë edhe ato të kalbura janë zëvendësuar me dritare të reja nga druri. Edhe shumica e dyerve janë zëvendësuar me dyer të reja nga druri. Të gjitha dyert dhe dritaret janë trajtuar me preparate kundër parazitëve.

Muret e brendshme dhe fugat në përdhesë në hapësirën e mejtepit dhe në katin e parë janë trajtuar me llaç gëlqeror. Parmakët e dritareve janë trajtuar gjithashtu me llaç gëlqeror. Të gjitha muret e brendshme janë ngjyrosur në të bardhë.

Basamakët e dëmtuar të shkallëve të minberit janë zëvendësuar me dërrasa të reja nga druri dhe u trajtuan më pas me preparate kundër parazitëve. Shkallët e mejtepit u trajtuan, të gjithë basamakët që kanë munguar apo të dëmtuar janë zëvendësuar me ato të reja, njëjtë si origjinalet.

AFTER 02 AFTER 08 3db83a2179ba86c66c702a7258269ce92e371ab1be9ab59777ea9de1f12a9ebe 4e8df57df8707aa5e3c3c73c7f4c658bce0f45f1b9799ab76fb3bdfd850fdaca AFTER 07

Xhamia e Zatriqit i ka shërbyer komunitetit të ndërtojë njohuritë e tyre në fe, si dhe në subjektet e tjera. Kjo ishte edhe një vend takim për njerëzit, pavarësisht nga mosha dhe gjinia. Bashkësia Islame edhe një herë mund të ripërdor hapësirën e mejtepit.

Lajmet e fundit