Restaurimi i tempullit të Shën Dhimitrit në fshatin Sushicë

Gjatë pranverës së vitit 2014, bekuar nga peshkopi Teodosije dhe iniciuar me përkushtim të theksuar të administratorit të tempullit, ati Sava Shmigiq, si dhe me ndihmën bujare të banorëve lokalë, filloi restaurimi i këtij tempulli.

P1010295

Tempulli i dedikuar Shën Dhimitrit gjendet në skaj të fshatit Sushicë, të komunës së Graçanicës. Koha e ndërtimit të këtij tempulli ndërlidhet me shekullin e XIII-të. Ndërtesa i takon grupit të stilit serbo-bizantin dhe në terma arkitektonike është e lidhur me një Graçanicë më të re dhe më madhështore. Baza e objektit është në formë drejtkëndëshi me kryq të brendashkruar dhe kupollë në formë tetëkëndëshi. Ndërtesa ka formën tipike të grupit të lartë përmendur stilistik. Ndërtimi me tulla është bërë duke vendosur rreshta të alternuara prej gurëve dhe tullave të lidhura me një shtresë të trashë të llaçit.

Pas konsultimeve me ekspertët dhe përfundimin e hulumtimeve të nevojshme, u vendos për të filluar punën duke aplikuar shtresën bazë për ikonografinë e murit dhe duke krijuar fushat e parapetit të anijatës dhe altarit.

Shtresa bazë për ikonografi të murit është aplikuar në një sipërfaqe prej 190m2. Pas konsultimit me ikonograf dhe analizës së metodave të ndërtimit, cilësinë e materialeve, trashësinë e murit, shkallës së lagështisë dhe parametrave të tjerë të nevojshme për marrjen e vendimeve, punimet janë kryer duke përdorur metodën e “lagësht në lagësht’ që ka përmirësuar dukshëm kualitetin e shtresës finale të substratit të ikonografisë.

P1010293 P1010292 IMG_2244 IMG_2243

Përgjegjës për përpunimin e parapeteve ishte artisti i pavarur Dragomir Ristiq Braca bashkë me ndihmësit e tij. Në një sipërfaqe prej 22m2 me anë të teknikës së gdhendjes së gurëve me reliev, është bërë përpunimi i parapeteve të anijatës dhe altarit. Struktura e relievit të pasur përmban këto elemente: monogramin e Krishtit, një shportë me bukë dhe peshk dhe elementet përkatëse gjeometrike. Në këtë teknologji të lashtë monolite dhe njëngjyrëshe, është bërë përpunimi i mureve anësore të kishës në lartësi 110 cm. Pas përpunimit dhe tharjes, të gjitha punimet ishin mbushur dhe lustruar me dyllë. Punimet janë përfunduar brenda tridhjetë ditëve të punës.

Suvatimi i brendshëm i kishës së fshatit Sushicë në Graçanicë ishte një projekt i bashkë- financuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe zyra e CHwB-së Kosovë.IMG_2239P1010290

Lajmet e fundit