Promovohet Plani Rajonal i Trashëgimisë – Lindje

Plani Rajonal i Trashëgimisë për rajonin lindor të Kosovës është hartuar nga Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Përkrahje për Promovimin e Diversitetit Kultoror”. Procesi ka qenë i bazuar në partneritetin, bashkëpunimin dhe pronësinë e komunitetit dhe në rajonin lindor të Kosovës partner kyç ka qenë OJQ Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë.

CHwB ka siguruar: 1. Informacion mbi gjendjen aktuale të monumenteve/lokaliteteve të zgjedhura kulturore dhe natyrore, 2. Prezantimi i elementeve të njohura të trashëgimisë kulturore jo materiale përmes promovimit të veprimeve pilote të valleve tradicionale të Karadakut dhe ushqimit tradicional të ashures dhe kaçamakut dhe 3. Foto dhe video dokumentimi i aktiviteteve të raportuara për trashëgiminë  kulturore të paluajtshme dhe jo materiale dhe trashëgimisë natyrore.

First albanian school in Kosovo - St. Gjergj church 3

Kisha e Shën Gjergjit dhe muzeu i shkollës së parë shqipe në Kosovë, Stublla e Epërme (Komuna e Vitisë)

Programi i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Përkrahje për Promovimin e Diversitetit Kultoror në Kosovë1 (PDKK)” e cila ka organizuar konferencën përmbyllëse më 27 dhe 28 Maj, synoi lehtësimin e zhvillimit të planifikimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të trashëgimisë në Kosovë në përputhje me normat dhe standardet evropiane. Trashëgimia kulturore është përdorur si një mjet për inkurajimin e dialogut ndërmjet bashkësive dhe nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik për mirëqenien e të gjitha bashkësive.

Projekti është hartuar me kujdes për të siguruar një qasje ndër-sektoriale dhe të integruar ndërmjet komponentëve dhe aktiviteteve te saj. Ai u përqendrua në katër komponente kryesore: zhvillimin e kapaciteteve, edukimin dhe ndërgjegjësimin publik, zhvillimin ekonomik lokal dhe mirëqenien e bashkësive, ku të gjithë elementet bashkohen në pilot veprime inovative në bazë të trashëgimisë së përbashkët. Në këto iniciativa, të gjitha palët e përfshira në projekt, që nga shoqëria civile e deri tek niveli qendror, kanë marrë role dhe përgjegjësi të rëndësishme.

11313128_1667918690104258_462162178376482567_o

1.Ky shënim është pa paragjykim të qëndrimeve mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të OKB-së dhe Opinionin e GJND-së për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Lajmet e fundit