Dokumentim i vlerave unike të Valleve të Karadakut

Më 24 tetor 2014, në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit të mbushur plot, me mbi 300 pjesëmarrës ku dominonin të rinjtë, u promovuan Vallet e Karadakut. Gjatë këtij aktiviteti u shfaq premiera e filmit dokumentar mbi historinë, vlerën dhe tipologjitë e këtyre valleve e përcjellur edhe me performanca të trupave profesionale dhe atyre amatore.

Fjalë rasti dhe përshëndetëse patën koordinatorja e projekti të PDKK në zyrën e Këshillit të Evropës znj. Merita Limani dhe drejtori i Departamentit të Kulturës në Komunën e Gjilanit z. Bujar Haziri. Ata potencuan vlerën e promovimit të Valleve të Karadakut si një nga perlat e trashëgimisë shpirtërore të regjionit dhe rëndësinë e saj që ajo po dokumentohet dhe ndahet me gjenerata te reja. CHWB_Gjilan_041 CHWB_Gjilan_091Vallet e Karadakut janë valle tradicionale burimore të lindura si rezultat i rrethanave specifike politike, ekonomike dhe shoqërore në regjionin lindor të Kosovës të referuar edhe si Lugina e Anamoravës. Janë valle të veçanta në troje shqipfolëse, ku veçantia kryesore është ekspresiviteti i valltarëve dhe përjetimi gati në nivel të një loje teatrale. Këto valle janë përdorur për të shprehur kërkesën për liri dhe njëkohësisht trimërinë e komunitetit. Në fund të çdo valleje shprehet një dinamizëm i çlirimit apo shpërthimit të gëzimit, lumturisë dhe lirisë. Instrumentet e përdorura gjatë këtyre valleve janë daullet, surlet si dhe ndonjë herë edhe çiftelitë. Ashtu siç flitet në komunitetin e këtij regjioni: “Drenicaku çka e thotë me çifteli, Karadaku e thotë me valle”.

Vallet e Karadakut kanë ngjashmëri mes vete sepse të gjitha kërcehen në tri takte. Ato ndahen në tri grupe të mëdha:

1. Vallet burrërore – të kapur shokë më shokë apo bel për bel. Këtu bëjnë pjesë vallet burrërore sikurse: vallja Deli Agushi, vallja Janja, vallja e Topallit, vallja e Çene Kalaja, vallja e çobanit, vallja e kaçakëve, etj.

2. Vallet e trimërisë – të kapur krah për krah ku bëjnë pjesë: vallja 2, 3 dhe 4, vallja e Gjilanit, vallja e Preshevës, vallja e Fujzës, vallja e Bilaçit, vallja e gajdes, etj.

3. Vallet lirike – të kapur dorë për dore. Në kuadër të valleve lirike bëjnë pjesë vallet e grave sikurse: vallja e Hatixhes, vallja pembe pembe, vallaja e Çerqekut, vallaja e Hallës Maloke, etj.

Gjatë këtij projekti, CHwB ka zhvilluar edhe një komponentë edukative me mbi 30 nxënës vullnetarë nga shkolla fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan. Këta nxënës janë pajisur me informata rreth historikut dhe vlerës së këtyre valleve si dhe nën përcjellje të profesionistëve kanë mbajtur edhe orë praktike mbi këto valle. Nxënësja, Agnesa Imeri nëpërmjet një eseu ka reflektuar mbi përvojat e tyre gjatë aktivitetit, përderisa më vonë asaj iu bashkangjitën shokët e shoqet në performancë të valleve të përzgjedhura për atë ditë.

CHWB_Gjilan_058 Karadaku shqip - serbCHWB_Gjilan_125

CHWB_Gjilan_028 CHWB_Gjilan_097 CHWB_Gjilan_119CHWB_Gjilan_126CHWB_Gjilan_127 CHWB_Gjilan_140Gjatë tetorit 2014, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) ka organizuar dy pilot aktivitete mbi trashëgiminë shpirtërore në Ferizaj dhe Gjilan në kuadër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK). Këto aktivitete janë hartuar dhe zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me grupet regjionale punuese (GRP) dhe ekipi i PDKK-së të përfshirë në projekt.

Në javët në vijim, do të prodhohet një broshurë dhe DVD me film dokumentar për Valle të Kardakut që do të përmbajë më shumë informata dhe do të jetë në dispozicion të publikut të gjërë përmes  zyres së CHwB në Kosovë.

Për galerinë e plotë të fotografive nga aktiviteti në Gjilan, klikoni këtu.

Për më tepër informata rreth Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor”(PDKK) klikoni këtu.

Lajmet e fundit