Video promovuese për gjashtë komuna të Kosovës

ENG

Këto video promovuese përqëndrohen në elementin njeri dhe marrëdhënien e tij me trashëgiminë natyrore dhe kulturore.  Këto projekte kanë qenë pjesë e prioriteteve të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore të gjashtë komunave partnere. Këto plane janë hartuar në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-15) nga CHwB zyra në Kosovë, gjashtë komunat partnere dhe institucione të tjera të nivelit qendror dhe është financuar nga Suedia.

TRADITA DHE NATYRA BËHEN NJË NË DRAGASH

Video përmban lokacione dhe praktika të ndryshme të trashëgimisë së kësaj komune, sikurse: Namazxhahu në fshatin Buzez, lojërat tradicionale të pehlivanëve, ushqimi tradicional përfshirë specialitetin e rajonit – djathin e Sharrit, deltarin ilir (qenin e sharrit), garat e kuajve, surlaxhitë, etj.

GJAKOVA – QYTETI I SEVDASË

Video përmban lokacione të ndryshme të trashëgimisë së kësaj komune, sikurse: Ura e Terzive, Ura e Fshajtë dhe kanjoni i i Drinit të Bardhë, artizanatet e ndryshme në Çarshinë e Madhe, traditën e muzikës, xhaminë e Hadumit, etj.

RIKUJTO HISTORINË NË KAÇANIK

Video përmban lokacione të ndryshme të trashëgimisë së kësaj komune, sikurse: gryka e Kaçanikut, xhamia e Sinan Pashës, çarshia e vjetër dhe berberin, sallën e shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut, etj.

PARTESH – BESIMI DHE TRADITA NË FORMËN E SAJ MË TË MIRË

Video përmban lokacione të ndryshme të kësaj komune në fshatërat Pasjan, Partesh dhe Budrigë e Poshtme, sikurse: Glaviçica dhe kisha e Shën Shpëtimtarit në Budrigë të poshtme, Kisha e Shëndrrimit në Pasjan, Kisha e Shën Premtes, etj.

RAHOVECI – PLOT SHEND E VERË

Video përmban lokalitete të ndryshme të trashëgimisë së kësaj komune, sikurse: vreshtat e kësaj komune që përdoren për prodhim të verës e rakisë, sahatkulla e qytetit, shtëpitë me rrasa guri, gjetjet arkeologjike, teqja Halveti dhe shtëpitë tradicionale në fshatin Hoçë e Madhe.

TREGIMET NISIN NË VUSHTRRI

Video përmban atraksionet kryesore të qytetit, sikurse: kalaja, hamami, ura e vjetër, çajtoret tradicionale, etj.

Lajmet e fundit