Projekti i Kalasë së Prizrenit në Konferencën FORTMED 2016 në Firencë, Itali

FORTMED është Konferenca Ndërkombëtare mbi Fortifikimet e Kohës Moderne të bregdetit të Mesdheut. Kjo konferencë u zhvillua më 10, 11 dhe 12 nëntor 2016, në Departamentin e Arkitekturës- Dipartimento di Architettura (DiDA) të Universitetit të Firences (UNIFI).

sva_5588

Senat Haliti, nga zyra e CHwB në Kosovë së bashku me Rand Eppich morën pjesë në konferencë dhe prezantuan punimin “Interpretimi I lokaliteteve të fortifikuara në Mesdhe: Rasti i Kalasë së Prizrenit, Kosovë” (autorë: Senat N. Haliti, Kaltrina Thaçi dhe Rand Eppich).

sva_6313

Punimi përshkruan punën e Fondacionit të Kosovës Trashëgimia Kulturore pa Kufij dhe Institutit Arkeologjik të Kosovës (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kosovë) dhe përpjekjet për të krijuar një plan të integruar të interpretimit për Kalanë e Prizrenit. Kalaja është aktualisht duke u restauruar dhe dy aspekte kryesore janë duke përmirësuar interpretimin dhe zhvillimin e një plani të menaxhimit.

Punimi përshkruan metodologjinë që përfshinë hulumtimin primar dhe sekondar në metodat e tjera, duke mbajtur takime të niveleve të shumta të palëve të interesit, kryerjen e një sërë punëtorive profesionale/ interaktive me studentë dhe duke përfshirë ekspertë me vlerësime të shumta. Rezultatet tregojnë se planet e interpretimi dhe menaxhimit janë pjesë përbërëse e konservimit të fortifikimeve dhe duhet të merren parasysh para dhe gjatë ndërhyrjeve.

 20161111_170225 20161111_174548

Përveç prezantimit, autorët kanë pasur rastin të takohen me profesionistë të tjerë në fushën e trashëgimisë kulturore dhe të krijojnë kontakte për bashkëpunim të mundshëm në projektet e ardhshme.

Punimi i plotë dhe punimet e tjera të prezantuara në konferencë, mund ti gjeni në punimet e konferencës.

sva_6193dsc09162 

Lajmet e fundit