A PO DONI MUSAFIR?

Shndërrimi i shtëpive tradicionale në Rahovec në bujtina

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, në kuadër të projektit “Konvertimi i shtëpive tradicionale në bujtina” fton pronarët e shtëpive tradicionale/kullave nga Rahoveci të aplikojnë që një pjesë e shtëpisë/kullës së tyre të kthehet në bujtinë. Ky proces përfshin përshtatjen e një ambienti të shtëpisë/kullës tuaj për akomodim të vizitorëve/turistave.

Për kushtet e aplikimit shkarko formën e aplikacionit këtu dhe dërgojeni deri më 12 Shtator 2014.

Për sqarime shtesë dhe dërgim të aplikacioni drejtohuni tek moc.l1585571423iamg@1585571423bwhc.1585571423cevoh1585571423arani1585571423tjub1585571423 ose në numrin e telefonit +386 (0) 49 887 523.

Ky projekt është një nga prioritetet e Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Rahovecit. Ky plan është pjesë e Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-2015 të hartuar nga CHwB, Komuna e Rahovecit dhe institucione tjera të nivelit qendror. Për më shumë informata rreth këtij programi klikoni këtu.

 

Lajmet e fundit