Konservohet një nga katër Namazgjahet e mbetur në Ballkan

Projekti i restaurimit të Namazgjahut të Opojës që gjendet në fshatin Buzez të Komunë së Dragashit është hartuar nga CHwB zyra në Kosovë dhe u miratua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Tetor të vitit 2014. Punimet konservuese kanë filluar në fund të vitit 2014, për tu përmbyllur në muajin tetor të vitit 2015.

Namazgjahet, edhe pse të mbijetuar në numër të vogël paraqesin një vlerë të madhe për kulturën materiale dhe trashëgiminë kulturore e historike të një vendi. Sipas të dhënave aktuale në tërë Ballkanin kanë mbijetuar vetëm katër sosh dhe atë dy në Kosovë (Prizren dhe Dragash, fshati Buzez), një në Bosnje e Hercegovinë dhe një në Bullgari.

Emri Namazgjah përbëhet prej dy fjalëve persiane, prej fjalës namaz që nënkupton falje, dhe fjalës gjah me kuptim vend, mejdan, hapësirë e hapur, që do të thotë objekt kulti për faljen e namazit në hapësirë të hapur – natyrë. Këto struktura, gjatë periudhës otomane tradicionalisht ndërtoheshin në periferitë e qyteteve ku nuk gjindeshin xhamitë apo mesxhided. Këto struktura, ndërtoheshin buzë rrugës në një platformë që ngritej me disa shkallë dhe përdoreshin nga komuniteti por edhe trupat ushtarake otomane. Në namazgjah gjendet një gur i madh që simbolizon drejtimin e Qabes dhe në raste të caktuara edhe struktura e minberit.

IMG_5437 IMG_5430  IMG_5428

Në mes të fushëgropës së Opojës ngritet një kodër paksa e lartësuar, që ka pamjen e një kodre artificiale në formë elipse, mbuluar me drunj plepi, që ruan civilizimin e lashtë dhe në të cilën gjendet objekti i Namazxhahut të Opojës. Ky objekt kulti edhe pse është i ndërtuar në territorin kadastral të fshatit Buzez, i përket gjithë trevës së Opojës, dhe ndodhet në të majtë të rrugës së fshatrave Buzez-Bresanë. Mendohet se në vitet e ’20 të shekullit XVI objektin e ndërtoi pushtetari osman Mehmet Kukli beu. Në vitin 1530 Kukli beu ndërtoi xhaminë e parë në këtë trevë dhe falja e namazit kaloi nga falja e namazit në hapësirë të hapur në xhami.

Konservimi i këtij monumenti të rëndësishëm u bë nga CHwB në dy faza. Prioritet ishte faza e parë ku përfshiheshin punët e pastrimit dhe largimit të rrezikut për dëmtim të mëtejshëm të monumentit (ngritja e një strukture të përkohshme me skele e konstruksion të drurit, me të cilin bëhet mbrojta e strukturave ekzistuese të lokalitetit; Pastrimi i mureve të cokllës dhe minares nga dheu, nga sipërfaqet e ndotura dhe nga kolonizimi biologjik). Faza e dytë ka përfshirë punët konservuese dhe restauruese për të siguruar stabilitetin e monumentit dhe rikthimin e vlerave kryesore të tij. Në këtë fazë është trajtuar edhe hapësira rreth Namazxhahut, duke shtruar shtegun për ecje dhe me vendosjen e infrastrukturës së nevojshme, ulëseve, ndriçimit dhe shenjëzimit.

1  3 4 89f654904ea08a603f12920e52f28e0794e38b2b591d8953c045c16dc838b219  9b0c1f3d227ceec82167c566f95bab847fb1844cb1980cb6852a8d3856fd71323

Gjatë këtij projekti asistencë është ofruar edhe nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prizren, të cilët paraprakisht zhvilluan gjurmimet arkeologjike në lokalitet, kontribuan në hartimin e gjendjes ekzistuese dhe bënë mbikëqyrjen e  vazhdueshme të punimeve konservuese.

Ky projekt ka qenë pjesë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të kësaj komune. Ky plan është hartuar nga CHwB, Komuna e Dragashit dhe institucione tjera të nivelit qendror në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-2015) dhe është bashkë-financuar nga shteti Suedez, përmes CHwB-së dhe Komunës së Dragashit.

72  8 5

Lajmet e fundit