Njohuritë dhe aftësitë e reja për ngritjen e standardeve në fushën e turizmit

01-Favourite_design-colorB.jpg

Pejë – Prill, 2012

Individë nga NVM-të, operatorët turistikë dhe OJQ-të e orientuara në sektorin e turizmit, të pjesës perëndimore të Kosovës, gjatë muajve prill dhe maj të vitit 2012 do të jenë pjesë e trajnimeve të ndryshme të cilat do të sigurojnë zhvillimin profesional të këtij sektori. Trajnimet do të fillojnë nga data 12 prill 2012 dhe do të mbahen në Pejë dhe Dranoc (Deçan). Trajnimet janë pjesë e Projektit për Zhvillimin e Turizmit ‘Shihemi n’Dukagjin’ dhe Projektit Zgjerimi i Aktivitetit Ekonomik në Rajonin e Perëndimit “DEAR WEST”, të dyja të financuara nga BE-ja, të menaxhuara nga Zyra Evropiane në Kosovë dhe të zbatuara nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe MEDF (Maqedoni).

Afro 260 pjesëmarrës nga Peja, Deçani, Klina, Istogu dhe Juniku do të jetë në gjendje t’i zhvillojnë aftësitë e tyre teorike dhe profesionale përmes pjesëmarrjes në trajnimet e mëposhtme:
•Rrjetëzimi për zhvillimin e turizmit
•Mikpritja, etika dhe administrimi i bujtinave (Shtrat & Mëngjes / B&B)
•Turizmi kulturor
•Mikpritja bashkëkohore
•Modelet e biznesit në turizëm

Zhvillimi i vazhdueshëm profesional dhe ngritja e kapaciteteve të individëve të orientuar në sektorin e turizmit do të sigurojë që rajoni perëndimor i Kosovës të vendosë standarde të larta të mikpritjes, të cilat janë të domosdoshme për nxitjen e rritjes ekonomike vendore dhe të përputhjes me standardet e turizmit në rajon.

Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni:
-Znj. Vildane Drançolli, Asistente projekti në Projektin për Zhvillimin e Turizmit ‘Shihemi n’Dukagjin’ në gro.b1594861003whc@i1594861003llocn1594861003ard.e1594861003nadli1594861003v1594861003 ose 039 421 325
-Znj. Gonce Jakovleska, Zyrtare për marrëdhënie me publikun me ‘DEAR WEST’ në km.gr1594861003o.pfr1594861003m@kjg1594861003 ose +389 (0)70 252 081

Lajmet e fundit