Grant për promovimin e trashëgimisë jomateriale të Parteshit

Fondacioni Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) më 25 mars të vitit 2016 ka nënshkruar një kontratë për grant të ri për projektin “Etno Fest Glaviçica” me Fondin për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) në kuadër të projektit të financuar nga USAID: Avancojmë Kosovën së Bashku – Zgjidhjet lokale (AKT – LS).

Untitled-1

Projekti do të kontribuojë në ngritjen e edukimit jo-formal të të rinjve në lidhje me diversitetin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, përfshirë edhe fuqizimin e grave përfaqësuese në komunën e Parteshit përmes aktiviteteve të turizmit kulturor. Në përgjithësi, projekti do të rrisë promovimin e trashëgimisë lokale kulturore dhe natyrore të Parteshit. Grupe të ndryshme të aktiviteteve do të organizohen rreth “Etno Fest Glaviçica”, me qëllim të krijimit të këtij festivali si një festival tradicional në këtë komunë.

Për përshkrimin e detajuar të projektit klikoni këtu.

Lajmet e fundit