Marrëveshje e re në mes të Suedisë dhe CHwB Kosovës për periudhën 2016-19

Është nënshkruar marrëveshja midis Suedisë dhe Fondacionit Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) për katër vitet e ardhshme për mbështetje institucionale të zyres. CHwB Kosova është pasardhëse e Fondacionit Suedez CHwB, dhe si i tillë ka për qëllim të mbetet si zë i rëndësishëm dhe i besueshëm i mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore në Kosovë, si një e mirë e përbashkët publike që i përket të gjitha komuniteteve.

13072728_1035996306492207_989622361924499205_o

Në periudhën 2016-2019, CHwB Kosova do të përqendrohet në përmirësimin e mjedisit ekonomik dhe demokratik në Kosovë, duke përdorur trashëgiminë kulturore si një burim themelor. Një numër i komunave të Kosovës, të organizuara si Agjencia për Zhvillim Rajonal (AZHR), do të kenë mundësi për të përmirësuar bashkëpunimin përmes aktiviteteve të përbashkëta të planifikimit. Plani strategjik është ti jap përparësi rritjes ekonomike dhe të mirëqenies për komunitetet lokale, që vuajnë nga papunësia.

Objektivat kryesore të këtij bashkëpunimi do të jenë:

  • Forcimi i aktivizimit të komunitetit dhe përgjegjësia e bartësve institucional,
  • Nxitja e bashkëpunimit territorial & sinergjive për zhvillim ekonomik,
  • CHwB Kosova – zëri i trashëgimisë kulturore në Kosovë.

CHwB Kosova është e përkushtuar për barazi, mos diskriminim, pjesëmarrje, përgjegjshmëri dhe transparencë.

Teksti dhe foto: Ambasada e Suedisë në Prishtinë, Kosovë

Lajmet e fundit