Nënshkruhet marrëveshja për Konservimin e Kalasë së Prizrenit

Pas përfundimit me sukses të projektit “Ruajtja dhe Mbrojtja e Kalasë së Vushtrrisë”, CHwB në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës dhe me financim të Ambasadë Amerikane në Prishtinë, do të punojë sërish në Kala, kësaj here në qytetin jugor të vendit, në Kalanë e Prizrenit.

123

Më 25 Shtator është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit për konservimin e Kalasë së Prizrenit, ku për këtë  lokalitet të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë,do ti ndaj 700 mijë dollarë nga fondi i Ambasadorëve për Trashëgimi Kulturore. Implementimi i projektit do të bëhet nga CHwB Kosova në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës.

12

Memorandumi është nënshkruar në Kala, nga drejtori i CHwB-së, Sali Shoshi, Ministri Memli Krasniqi, Zv. ambasadorja amerikane, JenniferBachus, dhe drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha.

Drejtori i CHwB-së, Sali Shoshi, ka treguar konkretisht se çfarë do të punohet në Kala. “Janë tri komponente në të cilat parashihet të fokusohemi gjatë periudhës tre vjeçare; konservimi, interpretimi dhe menaxhimi. Si pjesë e parë e projektit janë punimet në konservim, ku vazhdiminekëtyre punimevedo ta bëj Instituti Arkeologjik. Trashëgimia Kulturore Pa Kufij (CHwB) do të fokusohet edhe në interpretim, pra,  do të krijohet historia e Kalasë me skica dhe informacione të mjaftueshmepër vizitorë, duke shfrytëzuar edhe teknologjinë informative. Po ashtu pjesë e rëndësishme e projektit ështëplani i menaxhimit. Do të identifikohen të gjithë hisedarët në Kala qoftë nga Prizreni apo niveliqendror dhe do të krijohet struktura menaxhuese, në mënyrë që ky projekt të jetë i qëndrueshëm dhe që Kalaja të mos jetë vetëm barrë e institucioneve dhe Ambasadës, por edhe të fillojë të gjenerojë mjete, duke u bërë kështu faktor i zhvillimit lokal për Prizrenin”, ka përfunduar ai.

Ministri Krasniqi, duke vlerësuar se Kalaja e Prizrenit do të jetë një nga pikat kryesore turistike të Kosovës, ka thënë “Ambasada Amerikane, përmes fondit të ambasadorëve për trashëgimi kulturore, e ka ndihmuar trashëgiminë tonë për vite me radhë. Kemi pasur përvojë të jashtëzakonshme në të kaluarën, me restaurimin e Hamamit të Vushtrrisë, Kalasë së Vushtrrisë dhe tash po e nisim një projekt të ri. Ky do të jetë një projekt që do të ndihmojë pjesën tjetër të projektit që ka nisur MKRS, në restaurimin e Kalasë së Prizrenit. Dhe kur e sjellim në vëmendje një projekt tjetër, të përbashkët me Bashkimin Evropian, për restaurimin e Kalasë së Novobërdës, ne po i rrumbullakojmë projektet konservuese dhe restauruese të tri kalave më të mëdha të Kosovës, kësaj të Prizrenit, Vushtrrisë dhe Novobërdës”.

1234

Kurse zv.ambasadorja amerikane Bachus tha se ndjehet mjaft e lumtur që projektit të MKRS-së për restaurimin e Kalasë së Prizrenit i bashkohet edhe ambasada, duke thënë se me këtë po i mundësohet këtij monumenti një qëndrueshmëri afatgjatë.

Projekti i konservimit të Kalasë do të përfundojë në fund të vitit 2016.

Lajmet e fundit