Mirret leja për restaurimin e verarisë së Kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe

03

Me kenaqësi ju njoftojmë se më 31 Mars 2014, projektit ‘Restaurimi dhe revitalizimi i verarisë së kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe’, i është dhënë leja nga Këshilli për Zbatim dhe Monitorim (KZM), nëprëmjet sekretariatit që vepron në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

 

03_Before_Hoca

Projekti ka kaluar fazën fillestare të pastrimit duke mundësuar kështu realizimin e matjeve në terren dhe konsultimet për hartimin e dokumentacionit përkatës, duke përfshirë këtu edhe konsultimet me përfaqësuesit përfitues: komunitetin lokal në Hoçën e Madhe si dhe me  Kishën Ortodokse Serbe.

03_After_Hoca

 

Pas matjeve në teren, ekipi projektues ka nisur me përcaktimin e analizave të defekteve në objekt dhe ndërhyrjet e propozuara duke perfshirë: punët e pastrimit dhe përgatitjes, demolimit, punët e muratimit, suvatimit, kulmit, hapjeve (të dyerve dhe dritareve), dyshemesë  dhe  drenazhës.

 

02

Në javët në vijim, stafi i projektit do te angazhohet në identifikimin e kompanive të interesuara për realizimin e punëve restauruese, në harmoni me lejen e siguruar nga KZM.

aasd

Për më shumë informata rreth projektit Restaurimimi dhe revitalizimi i verarisë së Kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe klikoni këtu.

 

 

 

 

Lajmet e fundit