Njihuni me Ligjëruesit – HERITAGE LAB 2019 “RIGJETJA E TRASHËGIMISË SË LETNICËS”

“Heritage Lab” do t’u ofrojë studentëve të rinjë hapësirë për edukim si rezultat i një programi që kombinon teorinë dhe praktikën.

Për 12 ditë, studentët do të zhvillojnë njohuritë e tyre në fushën e trashëgimisë kulturore duke hartuar studimin e ruajtjes dhe zhvillimit të fshatit Letnicë, si dhe duke restauruar Mullirin e Frok Dokiçit. Për më tepër, ata do të kenë mundësi të mësojnë rreth ruajtjes dhe konservimit të trashëgimisë kulturore gjatë ligjeratave të ofruara nga profesorë dhe ekspertë të njohur ndërkombëtar dhe kombëtar, si dhe të kryejnë punë praktike të koordinuar nga zejtarë me eksperiencë.

Njihuni me Ligjëruesit e Punëtorisë

RandEppich2

RAND EPPICH – ARKITEKT I KONSERVIMIT

Rand beson se mbrojtja e mjedisit tonë natyror dhe historik është thelbësore, sepse ka një ndikim të thellë në cilësinë e jetës sonë dhe formon identitetet tona. Ai ka kaluar 30 vitet e fundit duke punuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në më shumë se 20 vende në projekte që variojnë nga ruajtja e krijimi i vizatimeve dhe specifikimeve arkitektonike drejt menaxhimit në zhvillimin rural dhe ekonomik. Projektet e tij të fundit kanë qenë në Gjeorgji me Blue Shield në iniciativën e Fondacionit Getty, në Suriname për planifikim të menaxhimit dhe në Qipro për UNDP si Udhëheqës i Ekipit për ruajtjen e fortifikimeve të Famagusta: Për Fondacionin Tecnalia ai drejtoi projektin HISTCAPE i BE-së për identifikimin e praktikave të mira për ruajtjen dhe zhvillimin e peizazhit rural. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në Arkitekturë (fokus në ruajtjen e historisë), Master në Arkitekturë + Dizajn Urban nga Universiteti i Kalifornisë Los Angeles0 UCLA dhe aktualisht është duke përfunduar doktoratën e tij në zhvillimin ekonomik shoqëror duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore. Rand kaloi 13 vjet në Institutin e Konservimit të Getty si Menaxher i Projektit të Lartë dhe ka ligjëruar në Muzeun Britanik, KU Leuven, Penn, UCLA, METU dhe më së fundi në Universitetin

florina

FLORINA JERLIU – Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”

Florina Jerliu është profesoreshë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ajo ligjëron Art dhe Histori Arkitekturore, Teori dhe Trashëgimi të Ndërtuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ndërsa Estetikë dhe Art Publik në Fakultetin e Arteve. Ajo është bashkëthemeluese dhe kryesuese e fondacionit për arkitekturë dhe urbanizëm Archis Interventions Prishtina (pjesë e Rrjetit Archis bashkë me Archis Interventions Amsterdam dhe Archis Interventions Berlin).
Jerliu është autore e Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore në Kosovë 2017-2027; autore dhe dizajnere e parkut të parë arkeologjik kombëtar në Kosovë “Parku arkeologjik Ulpiana”; autore e librave si Ruajtja e Trashëgimisë së Ndërtuar (2016), Trashëgimia Kulturore në Kosovë: Koncepte dhe Kontekste të Mbrojtjes (2017); dhe punimeve të tjera shkencore. Ajo është gjithashtu fituese e Çmimit Vjetor për Kontribut Shkencor në fushën e trashëgimisë Kulturore “Zef Mirdita” (2018), të dhënë nga MKRS.

sali shoshi

SALI SHOSHI – DREJTOR EKZEKUTIV NË TRASHËGIMIA KULTURORE PA KUFIJ (CHwB Kosova)

Sali Shoshi ëshë arkitekt dhe aktivist mjedisor nga Kosova. Ai ishte angazhuar në konservimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës për 17 vite si anëtar i Fondacionit Kosovar Cultural Heritage Without Borders – CHwB Kosova. Shoshi eshtë i angazhuar në iniciativa dhe projekte të shumta për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në kontekste të pas-konfliktit dhe tranzicionit.

nORAaRAPI

NORA ARAPI KRASNIQI – ARKITEKTE

Nora Arapiështë arkitekte e specializuar në fushën e ruajtjen e monumenteve dhe hapësirave. Gjatë karierës së saj ajo u angazhua në konservime te integruara, dizajnimin dhe menaxhimin e projekteve te konsevimit, së bashku me plane të menaxhimit të hapësirave të trashëgimisë kulturore.

Ajo ka punuar në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturoe nga viti 2009, e cila ka filluar karierën e saj në Fondacionin Suedez CHwB, duke vazhduar në Ministrinë e Kulturës në Kosovë, Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Pasioni për ruajtjen e trashëgimisë së ndërtuar dhe ambicia për përdorimin e trashëgimisë për zhvillim të qëndrueshëm janë dy komponente që e motivojnë për punë.

Punëtoria financohet nga OSCE dhe implementohet nga CHwB Kosova.

Lajmet e fundit