Debat publik mbi stacionet e trenit dhe hapësirat tjera të harruara të Kosovës

13719672_10153785719988683_1503682394318926796_o

Stacionet e trenit nëpër Kosovë janë në gjendje të mjerueshme. Vetë treni, për gjeneratat e reja, është diçka që përjetohet rrallë, një kulturë që megjithatë duhet pranuar që për një masë të madhe njerëzish sot është diçka edhe e panjohur, si eksperiencë.

E jo vetëm stacionet e trenit janë vende të harruar, të lëna pas dore. Njëjtë, janë objekte e objekte në mbarë territorin e Kosovës të cilat janë lënë në mëshirën e kohës, në rrezikun prej faktorit njeri, në letrat zyrtare ku gjithçka duket për mrekulli, e në praktikë shihen të shkatërruara, pa funksion.

2417

Megjithatë ka ende shpresë që diçka mund të ndryshojë. Jo vetëm me hekurudhat në Kosovë, jo vetëm me objektin e ish Klubit të Boksit Prishtina, jo vetëm me Kalanë e Vushtrrisë, por edhe me shumë hapësira që me pak punë e financim do të ktheheshin në atraksion.

Një panel e nisi mëngjesin e sotëm në Banhof, një hapësirë ku sot është Stacioni i Trenave në Prishtinë. Debati publik mblodhi akterë në çështjen e parandalimit të harresës së këtyre objekteve. “Kthe Krytë” është kampanjë si pikënisje për ta kthyer vëmendjen krahas hapësirave dhe objekteve që mund të funksionalizohen.

15138360_1309401799091649_6605831650385623201_o 15235443_1309401992424963_8891048326357217546_o

Orgesa Arifi nga Organizata Trashëgimia Kulturore Pa Kufij, tregoi më shumë mbi këtë iniciativë, ndërsa krijoi një lidhje me HIgh Line në Nju Jork, një hapësirë e cila do të shkatërrohej po të mos ekzistonte vullneti i dy personave për të krijuar më pas atë që sot njihet si hapësirë atraksioni, me shumë mënyra për të kaluar kohën.

“Unë si një qytetare e thjeshtë me këtë iniciativë dua të tregoj se kemi nevojë ta rrisin zërin mbi këtë çështje. Më vjen keq që po dëgjoj edhe këtu që institucionet punojnë pak rreth këtyre objekteve dhe hapësirave, por unë dëshiroj që njerëzit të motivohen dhe këtu po kërkoj një bashkëpunim qytetar rreth kësaj iniciative” tregon Orgesa.

15156768_1309401789091650_8988367380325871204_o 15259715_1309401785758317_8619075021701380007_o

Albert Heta, në anën tjetër, foli më shumë për hapësirën që dikur njihej si Klubi i Boksit –Prishtina. Nga një artiste amerikano-hebraike, e cila erdhi në Prishtinë për të gjetur hapësirat ku më herët komuniteti hebraik ka pasur qasje, rastësisht Heta e zbulon historinë e këtij objekti, më shumë të dhëna rreth tij dhe sot po provon që me disa akterë tjerë kulturorë ta funksionalizojë hapësirën.

“Përgjegjësia për mbrojtjen e këtyre objekteve nuk është e Infrakosit, por e Ministrisë së Kulturës, sepse Ministri është personi kyq në këtë rast, kjo për faktin se ligji është i centralizuar në Kosovë dhe ligjet tona e centralizojnë kulturën” tregon Heta. “Dhe nga kjo artiste ne e kemi zbuluar objektin, ku puna me të vërtetë është e vështirë, sepse është objekt që është i ndërtuar ashtu sic bëjmë ne shpesh, ndërto diçka, më pas diçka, shtoja një pjesë, më pas edhe një pjesë tjetër. Objekti është lënë aty për me u rrzu, dhe po të mos ishte çështja hebraike dyshoj që Komuna kish me leju një qasje brenda këtij objekti” tregon Heta.

Valdrin Kasumaj foli në debat në cilësinë e përfaqësuesit të Infrakosit – Departamenti për Planifikim dhe Zhvillim. Kasumaj tregoi që është provuar që linja hekurudhore Drenas – Pejë të ruhet por nuk ka pasur vullnet qytetar, pasi për interesa të ulëta njerëzit kanë shkatërruar një pjesë të mirë të linjës, por edhe objekteve përgjatë kësaj linje. Ai ka treguar se ka qenë një kompani franceze e cila ka punuar në këtë pjesë të linjës hekurudhore, e cila është funksionalizuar tërësisht me 12 korrik të vitit 1936.

“Bëj apel tek institucionet por edhe tek rinia dhe iniciativat si kjo e CHwB që të punohet më shumë në funksionalizimin e këtyre hapësirave. Ne me kapacitetet tona jemi munduar që këtyre objekteve t`u japim jetë por ka nevojë për më shumë punë” tregon Kasumaj.

Në debat ka folur edhe arkitekti Astrit Nixha, duke përkrahur edhe ky nevojën e ndërhyrjes në këto stacione të harruara të trenave në Kosovë, ndërsa Shpresa Rama nga Komuna e Vushtrrisë ka folur për funksionimin e Kalasë së Vushtrrisë, si një shembull i mirë i funksionalizimit të një hapësire që në fakt ka qenë një hambar i patateve.

Kampanja publike ‘Kthe Krytë’ ka për qëllim rritjen e vëmendjes së publikut dhe institucioneve karshi trashëgimisë kulturore, si memorie e përbashkët e jona. Mjedisi jonë historik më shumë se kurrë është i rrezikuar nga lënia pas dore dhe braktisja, shkatërrimet e qëllimshme të ndërtesave dhe transformimet e egra të qendrave urbane. (Teksti: Arbër Selmani – Kultplus.com) 

06 34

Këtë herë folëm për stacionet e trenave, herën tjetër do të flasim për ndërtesa tjera të harruara që ende e ruhen në memorjen kolektive të shoqërisë tonë.

Falënderojmë pjesëmarrësit dhe panelistët që ishin pjesë e debatit të parë të #KtheKryte.

Shihemi së shpejti,
#KtheKryte

Lajmet e fundit