Inaugurohet konservimi dhe revitalizimi i pjesshëm i Kalasë së Kaçanikut

Më 21 Prill 2016 është inauguruar projekti i konservimit dhe revitalizimit të pjesshëm të Kalasë së Kaçanikut. Ky inaugurim është bërë në prani të Besim Ilazit, kryetar i Komunës së Kaçanikut, Annika Magnusson sekretare e përgjithshme e CHwB-së në Suedi, Sali Shoshit shef i zyres së CHwB-së në Kosovë dhe Mirnije Stublla-zyrtare e programit nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.

img_4190img_4168 img_4186

Hartimi i projektit dhe zbatimi i punëve është kryer nga zyra e CHwB-së në Kosovë në periudhën Janar 2015 – Prill 2016. Ne fazën parë të projektit, është punuar në konservimin e pjesshëm të monumentit, përkatësisht në këto ndërhyrje: depozitimi dhe pastrimi nga kolonizimi biologjik, konservimi i strukturës se mureve, trajtimi i fugave me llaç gëlqeror dhe nivelimi i murit me gëlqere dhe vendosja e shtresës hidro-izoluese. Në fazën e dytë, është punuar në revitalizim të pjesshëm të hapësirës së kalasë dhe atë: sigurimi i Kalasë përmes rrethojës mbrojtëse dhe dyerve hyrëse, punimi i shtigjeve për këmbësorë, shenjëzimi i monumentit me tabela informuese dhe interpretuese dhe ndriçimi në zonën e strukturës se mureve.

19-3 19-4 19-5 19-1 19-2 12901536_1189000127828450_2419532706880749366_o

Projekti i konservimit dhe revitalizimit të pjesshëm të Kalasë së Kaçanikut kanë qenë pjesë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të kësaj komune. Ky plan është hartuar nga CHwB, Komuna e Kaçanikut dhe institucione tjera të nivelit qendror në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-2015) dhe është bashkë-financuar nga shteti Suedez, përmes CHwB-së dhe Komunës së Kaçanikut.

Lajmet e fundit