TRASHËGIMIA VLEN – Konferencë ndërkombëtare në Leuven, Belgjikë

TRASHËGIMIA VLEN – Konferencë ndërkombëtare mbi ndikimin ekonomik, shoqëror, mjedisor dhe kulturor të trashëgimisë (3-6 shkurt, 2015) Kështjella Arenberg – Leuven, Belgjikë.

Leuven-08b

Kjo ngjarje do të sjellë së bashku politikëbërësit evropianë dhe studiues ndërkombëtarë të përfshirë në trashëgimi kulturore. Ky edicion i Qendrës Ndërkombëtare për Konservim Raymond Lemaire (KU Luven) për temën e javës vjetore rrjedh nga veprimet valorizuese të zbatuara brenda Projektit Trashëgimia Kulturore Vlen për Evropën.

Në këtë konferencë zyra e CHwB në Kosovë do të përfaqësohet nga Enes Toska dhe Nora Arapi Krasniqi me një rast studimi “Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore – nga vlerësimi ekskluziv profesional në të kuptuarit gjithëpërfshirës të shfrytëzimit të trashëgimisë kulturore. Rasti i shtatë komunave në Kosovë”. Ky studim është bazuar në përvojat e Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në 7 komuna të Kosovës të zbatuar nga CHwB Kosova dhe të financuar nga Suedia.

Për informata më të hollësishme shkarkoni programin e konferencës (në gjuhë angleze).

Lajmet e fundit