Grant nga Fondi Princ Claus për shpëtimin e tre monumenteve

PCF image home

Më 17 qershor 2014, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, ka nënshkruar kontratë me Fondin Princ Claus për Kulturë dhe Zhvillim e që do të ofrojë ndihmë për sanimin e shkatërrimeve për tre monumente publike në Kosovë.

Fondi holandez Princ Claus, në kuadër të programit të tyre të Emergjencave Kulturore, do të bashkëfinancojë, në partneritet me zyrën e CHwB-së në Kosovë, ndërhyrjet emergjente në tre monumente të mbrojtura të trashëgimisë kulturore në Kosovë të cilat janë në gjendje të përkeqësuar.

Punimet në Bibliotekën e Hivzi Sylejmanit në Prishtinë, Mejtepin e Haxhi Ymerit në Gjakovë dhe në Urën e Terzive në fshatin Bishtazhin të Gjakovës janë parashikuar të përfundojnë deri në dhjetor 2014.

Për më shumë informacione lidhur me monumentet në fjalë dhe objektivat e projektit klikoni këtu.

Për më shumë informacione lidhur me Fondin Princ Claus dhe punën e tyre gjithëpërfshirëse klikoni këtu.

Lajmet e fundit