Në festën e 28 Nëntorit inaugurohet Muzeu i Gjilanit

Në ditën memoriale më të rëndësishme të shqiptarëve, më 28 Nëntor-ditën e flamurit kombëtar, u inaugurua Muzeu i Qytetit të Gjilanit. Në prani të shumë mysafirëve dhe qytetarëve, inaugurimi u bë nga kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, drejtori i CHwB Kosovës Sali Shoshi, drejtoresha e departamentit të trashëgimisë kulturore në kuadër të MKRS-së Vjollca Aliu dhe stafit të Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore të Gjilanit.

15289237_1443418632365198_5084099137030716894_o

Ky institucion, i pari i llojit të vet në Gjilan, është vendosur në monumentin e shek. XVIII e cila ka ndërruar shumë funksione gjatë historisë së saj. Ndërtesa me elemente neoklasike fillimisht ka pasur funksion banimi ndërsa më vonë me ndërrimin e pushteteve është shfrytëzuar si ndërtesë administrative (Kajmekamllëk). Kah fundi i shek. XX këtu kanë qenë të vendosura zyrat e Mbrojtjes Popullore Komunale të ish Jugosllavisë. Pas luftës së fundit, për një kohë, në këtë objekt ka vepruar logjistika e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Trupave Mbrojtëse të Kosovës, dhe së fundmi ka qenë e vendosur selia e kryetarit të komunës. Kryetari tashëm i Komunës, Lutfi Haziri me fillim të mandatit të tij e lëshon ndërtesën me qëllim të adaptimit të saj në Muze të Qytetit.

15268021_1311075865590909_7337074020631976183_n

Projekti i adaptimit të ndërtesës në muze është zbatuar nga CHwB Kosova, përderisa përgatitja e ekspozitës inauguruese është bërë në partneritet me përfaqësues të Komunës së Gjilanit dhe Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan.

Sot ky muze, mbledhë shumë eksponate, qoftë gjetje rasti apo të dhuruara nga komuniteti. Në ekspozitën inauguruese janë prezantuar më shumë se 100 eksponate arkeologjike dhe etnologjike, por në muze ka ende shumë artefakte por edhe hapësirë për dhurimin e tyre. Pjesa arkeologjike e ekspozitës daton qysh nga Parahistoria e deri te Periudha e Mesjetës. Pjesa etnologjike e ekspozitës ka përmbajtje të mjeteve të përditshmërisë jetike familjare, mjete pune zejtarie, vatra- dhoma e kuzhinës, vegla pune dhe veshjet e burrave dhe femrave të krahinës së Karadakut.

15192539_1311075905590905_3262946151389922711_n 15193667_1311075962257566_5894226528965302664_n

“Pikërisht më 28 Nëntor e inauguruam Muzeun e Qytetit. Kjo shtëpi do t’i grumbullojë artefaktet dhe gjithçka që lidhet me historinë dhe me trashëgiminë që Gjilanit dhe që regjioni e ka. Ne jemi një thesar arkeologjik i pazbuluar dhe duhet të punojmë shumë që të zbardhet historia jonë e çmuar. Ky 28 Nëntor dhe ky Muze i Qytetit dhe i regjionit, tashmë ruhet nga zyrtarët e qendrës së trashëgimisë regjionale. E gëzofshim!” u shpreh kryetari Haziri në ditën e hapjes.

Themelimi i Muzeut të Gjilanit ka qenë pjesë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të kësaj komune. Ky plan është hartuar nga CHwB, Komuna e Gjilanit dhe institucione tjera të nivelit qendror në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-2015) dhe është bashkë-financuar nga shteti Suedez, përmes CHwB-së dhe Komunës së Gjilanit.

15253557_1311075888924240_4316734273327559273_n15267874_1311078398923989_596503029452783369_n

 

Lajmet e fundit