Intervenim emergjent në shtëpinë e Xhafer Devës në Mitrovicë

Vazhdon implementimi i punëve në kuadër të Programit të Intervenimeve Emergjente në 50 ndërtesa të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Një nga ndërtesat e trajtuara është edhe shtëpia e Xhafer Devës në Mitrovicë. Sipas Listës së Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, ‘Shtëpi banimi Xhafer Deva’ është monument i trashëgimisë arkitekturale.

EI update Mitrovica home

Shtëpia e Xhafer Devës,e ndërtuar në bërthamën e vjetër të qytetit i takon shek XIX. Shtëpia i takon tipit të shtëpive me doksat dhe qoshk. Karakteristikë e ndërtesës është se në mesin e fasadës veriore është i paraqitur qoshku (çardaku i mbyllur) ndërsa në fasadën jugore, pamje kjo nga rruga paraqitet doksati. Në fasadën jugore janë ruajtur elementet dekorative të kohës.

Edhe pse e banuar, për shkak të vjetërsisë dhe mirëmbajtjes jo adekuate, gjendja e shtëpisë së Xhafer Devës ka qenë e mjerueshme dhe dita ditës degradohej dhe rrezikohej nga faktorë te ndryshëm.

EI update Mitrovica 01

Punimet në këtë shtëpi kanë filluar me datën 11/06/2014dhe janë përfunduar më 12/07/2014. Gjatë intervenimeve është bërë përforcimi dhe shtangimi i konstruksionit të kulmit. Përveç trajtimit të pjesës së dëmtuar të konstruksionit të kulmit është bërë edhe dërrasimi dhe hidroizolimi i tij. Tjegullat tradicionale janë ruajtur, ato që kanë qenë të dëmtuara janë zëvendësuar me tjegulla të të njëjtit tip.

EI update Mitrovica 02 EI update Mitrovica 03 EI update Mitrovica 04

Pozicion tjetër ishte edhe vendosja e ulluqeve të rinj përreth shtëpisë, të cilat kanë qenë mjaft të dëmtuar. Gjithashtu është bërë edhe veshja e oxhaqeve.

Çardaku i ndërtesës ka qenë mjaft i dëmtuar. Përforcimi i tij është bërë duke vendosur një konstruksion shtesë nën konzolën e tij. Shtyllat janë vendosur në bazë metalike të ankeruar në themele betoni.

Gjendja e fasadës ka qenë shumë e dëmtuar dhe me kalimin e kohës është dëmtuar edhe një pjesë e madhe e tullave, si dhe janë krijuar çarje konstruktive. Intervenimi ne fasadë është bërë në tërë sipërfaqen duke filluar me largimin e llaçit të çimentos dhe duke e zëvendësuar atë me llaç gëlqeror.

EI update Mitrovica 05

Ky projekt është pjesë e Programit të Intervenimeve Emergjente në 50 ndërtesa të trashëgimisë kulturore në Kosovë. Programi zbatohet nga CHwB Kosova dhe bashkë-financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e Kosovës dhe CHwB përmes fondeve të shtetit Suedez. Për më shumë informata rreth këtij programi klikoni këtu.

Lajmet e fundit