PRrH “Qendra e vjetër e qytetit – Rahovec” drejt finalizimit

Draft dokumenti i Planit Rregullues të Hollësishëm (PRrH) për Qendrën e Vjetër të Qytetit të Rahovecit në fund të verës do të del në shqyrtim publik sipas dispozitave ligjore ne fuqi. Nevoja e hartimit të këtij dokumenti, që ka filluar në Tetor të vitit 2014, para se të hartohet Harta Zonale e Komunës është pasojë e gjendjes jo të mirë të objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore në këtë pjesë të qytetit. Projekti është pjesë e prioriteteve të Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore të kësaj komune. Ky plan është hartuar nga CHwB, Komuna e Rahovecit dhe institucione tjera të nivelit qendror në kuadër të Programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore dhe bashkë-financohet nga shteti Suedez, përmes CHwB-së dhe Komunës së Rahovecit.

pru rahovec home

Burimi i fotos: https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Pano_orahovac.jpg

Sipas hulumtimeve të deritashme në qytetin e Rahovecit janë identifikuar 30 ndërtesa të trashëgimisë kulturore të kategorizuara si monumente (xhami, teqe, kulla, shtëpi, konaqe, dhe kroje publike). Nga kjo listë e monumenteve,  9 janë të evidentuara në Listën e trashëgimisë kulturore për mbrojtje të përkohshme të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. Pjesa tjetër e ndërtesave konsiderohen si objekte potenciale për të hyrë në këtë listë, dhe si të tilla do të jenë edhe pjesë e trajtimit të këtij dokumenti.

Drejtoria e Urbanizmit, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM) e Komunës së Rahovecit në bashkëpunim më CHwB është përcaktuar që procesi i hartimit të Planit Rregullues të Hollësishëm (PRrH) për Qendrën e Vjetër të Qytetit të Rahovecit të jetë pjesëmarrës dhe gjithëpërfshirës. DUPMM ka përcaktuar stafin përgjegjës për të menaxhuar procesin e hartimit të PRrH-së dhe ka organizuar banorët e zonës në një Grup Këshillues të Komunitetit. Në të njëjtën kohë është angazhuar një OJQ lokale për të shërbyer si urë lidhëse në mes të DUPMM dhe komunitetit.

Grupi Këshillues i Komunitetit është konsultuar që nga fillimi i procesit të hartimit të këtij plani, duke filluar nga: (1) Gjendja ekzistuese; (2) Vizioni, Qëllimet, dhe Objektivat; (3) Përcaktimi i bërthamës së vjetër; (4) Rregullat për zhvillim; dhe (5) Dispozitat për zbatim. Duke respektuar Udhëzimin Administrativ për Përgjegjësitë dhe Procedurat për Pjesëmarrjen e Publikut në Planifikim Hapësinor për të gjitha kaptinat e sipërpërmendura janë organizuar punëtori të veçanta për të marrë kontributin e Grupit Këshillues të Komunitetit dhe të banorëve të zonës së trajtuar me plan.

pru rahovec img 1

Zona e bërthamës historike të qytetit përbëhet nga çdo ndërtesë dhe monument me vlerë së bashku me rrezen prej 50 metra duke filluar nga këndet e parcelës në të cilën gjenden ndërtesat. Si e tillë, bërthama e qytetit i nënshtrohet rregullave të dyfishta për zhvillim. Së pari, parcelat dhe ndërtesat në bërthamën e qytetit do t’ju nënshtrohen rregullave urbane për zhvillim varësisht në cilën zonë gjenden që është përcaktuar nga harta e shfrytëzimit të tokës, dhe së dyti, kjo zonë i nënshtrohet rregullave shtesë të trashëgimisë kulturore. Kjo nuk nënkupton që zhvillimet në këtë zonë do të ndalen, por që çdo zhvillim në këtë zonë sidomos përmirësimet fizike dhe fasadat e objekteve duhen të jenë në harmoni me ndërtesat me vlerë të trashëgimisë kulturore.

pru rahovec img 2

Për të analizuar gjendjen ekzistuese të zonës së trajtuar me plan, është zhvilluar gjithashtu një hulumtim socio-ekonomik derë me derë me banorët e zonës. Krahas kësaj, është punuar analiza e Përparësive, Mangësive, Mundësive dhe Kërcënimeve (Analiza SWOT) i cili si mjet shërben për të caktuar prioritetet strategjike në të cilat duhet të fokusohen investimet e sektorit publik dhe atij privat për të përmirësuar gjendjen në këtë zonë. Në të njëjtën kohë kjo analizë shërben si bazë për të përcaktuar vizionin, qëllimet dhe objektivat e planit. Kjo analizë është punuar në një punëtori së bashku me Grupin Këshillues të Komunitetit.

pru rahovec img 2 pru rahovec img 3

Të gjitha të dhënat nga ky proces janë strukturuar, përpunuar dhe verifikuar në bashkëpunim më Grupin Këshillues të Komunitetit, stafin e DUMM dhe sektorët tjerë relevant në komunë, për të pasqyruar gjendjen reale duke marrë parasysh problemet, vlerat dhe interesat e banorëve të zonës. Analiza e gjendjes ekzistuese ka shpier deri tek një vizion dhe plan real për zbatim.

Lajmet e fundit