Draft Strategjia Kombëtare për Trashëgimi Kulturore 2015-2025

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka publikuar Draft Strategjinë Kombëtare për Trashëgiminë Kulturore 2015-2025 për konsultim publik. Për më shumë informata dhe shkarkim të dokumentit drejtohuni në këtë vegëz.

strategy home

Çarshia e Madhe dhe Xhamia e Hadumit në Gjakovë

Ky dokument strategjik, i cili po hartohet për herë të parë në Kosovë, synon avancimin e sistemit dhe të mekanizmave për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në përputhje me kornizën ligjore, parimet dhe standardet ndërkombetare, si dhe mbi bazën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, shoqëror dhe kulturor. Megjithë sfidat e shumta në këtë drejtim, të trashëguara dhe aktuale, angazhimi i vazhdueshëm i MKRS-së dhe institucioneve relevante në fushën e trashëgimisë kulturore ka bërë që kjo të kthehet në prioritet qeveritar.

Institucionet e përfshira në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Trashëgimi Kulturore janë: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe institucionet vartëse të trashëgimisë kulturore; Zyra për Planifikim Strategjik/Zyra e Kryeministrit; Ministria e Integrimit Evropian; Ministria e Financave; Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; Univeristeti i Prishtinës “Hasan Prishtina”; Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore; OJQ-të vendore “Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB)” Prishtinë dhe “EC Ma Ndryshe” Prizren.

Lajmet e fundit