Kulla e konsoliduar e Dukajve, në pritje të vizitorëve

Përmes mbështetjes së shoqatës së trashëgimisë kulturore të Zvicrës Schweizer Heimatschutz, zyra e CHwB-së në Kosovë ka përfunduar intervenimin shpëtues në kullën e Mustafë Dukajt në fshatin Drenoc të Komunës së Deçanit. Intervenimet e kryera përfshijnë konsolidimin e kulmit dhe të konstruksionit meskatësh, krijimin e qasjes në ndërtesë dhe revitalizimin e odës së mysafirëve.

dukaj kulla 2 dukaj kulla 1  dukaj kulla 3 dukaj kulla 4

Kulla e Mustafë Dukajt është kullë trekatëshe e gurit, tipike e Rrafshit të Dukagjinit. Përkundër vlerave të saja, ajo nuk ka status të mbrojtur me ligj. Struktura e saj ndërtimore ishte e rrezikuar si pasojë e dëmtimit të kulmit.

20150704_16021020150512_122419

Me iniciativën e zyrës së CHwB në Kosovë dhe përkrahjen financiare të shoqatës zvicerane, kjo kullë tani është konsoliduar. Kati i fundit, respektivisht oda e mysafirëve iu është kthyer funksionit të saj origjinal, si vend që mirëpret vizitorët. Për ta vizituar kullën, trokisni në derën e të zotit të shtëpisë, Mustafa Dukaj.

Lajmet e fundit