Konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore (2012-15)

Më 22 Prill 2016 është mbajtur konferenca përmbyllëse e programit të Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-15. Konferenca përmbyllëse ka prezantuar metodologjinë, reflektimet, sfidat dhe të arriturat e përbashkëta e të gjithë partnerëve në këtë ndërrmarje të madhe në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), zyra në Kosovë gjatë periudhës 2012-15 ka zbatuar programin e Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore në shtatë komunat e Kosovës: Dragash, Gjakovë, Gjilan, Kaçanik, Partesh, Rahovec dhe Vushtrri. Ky program është zhvilluar në saje të financimit të shtetit Suedez dhe në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve (MKRS), Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe partnerë të tjerë strategjik.

FJALIMET HYRËSE: Sali Shoshi, drejtori ekzekutiv i CHwB-së në Kosovë; Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë në MKRS; Annika Magnusson, sekretare e përgjithshme e CHwB-së; Mirnije Stublla, zyrtare e programit nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë

13087164_1136007143097783_1103815990501876219_o13055226_1136007149764449_3082930537645509276_o  13041241_1136007206431110_1277620405624005258_o-copy13047879_1136007266431104_3056931357696751480_o PREZANTIM “Programi i Planeve Lokale të Trashëgimisë Kulturore 2012-15”Sali Shoshi, drejtori ekzekutiv i CHwB-së në Kosovë; Enes Toska, menaxher programi në CHwB Kosova

2b2a Nën udhëheqje të Forumeve Lokale të themeluara nëpër komuna dhe me një bashkëpunim të ngushtë mes gjithë partnerëve të programit janë hartuar Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore për këto komuna. Këto plane kanë identifikuar resurset e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të shërbejnë si bazë për zhvillim ekonomik dhe social të komunitetit. Për më tepër, përpos hartimit të planeve ky program ka zbatuar më se 80 projekte prioritare të identifikuara në këto plane. Prezatimi i përgjithshëm i këtyre projekteve të kategorizuara në 4 fusha tematika është bërë nga përfaqësues të ndryshëm të partnerëve të programit.

PREZANTIMI TEMATIK I PROGRAMIT “Nga planifikimi në veprim”

1. Konservimi dhe restaurimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore – Nol Binakaj, Zëvendës drejtor dhe menaxher programi në CHwB Kosova

13071886_1136008856430945_8169369277803941664_o

2. Promovimi i trashëgimisë dhe turizmit kulturor – Shukrane Begu, drejtoreshë e Muzeut të Vushtrrisë

13002331_1136008986430932_7182052314010424649_o

3. Edukimi dhe vetëdijesimi mbi trashëgimi kulturore dhe natyrore – Stefan Stojanović nga OJQ Aktiviteti Rinor i Parteshit

13072792_1136009083097589_958599576697328796_o

4. Hulumtim dhe strategji planifikimi për trashëgimi kulturore dhe natyrore – Luan Nushi drejtor i Institutit për Planifikim Hapësinor / Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

13063228_1136009099764254_5930142692751700710_o

Konferenca u përmbyll me dy ligjerata të ekspertëve ndërkombëtar dhe Forumin “Roli i trashëgimisë në zhvillim lokal”.

LIGJËRATA “Rëndësia e zhvillimit ekonomik përmes trashëgimisë” nga Christer Gustafsson, Universiteti Uppsala dhe anëtar i Bordit të CHwB-së

13048225_1136009316430899_680652762350813975_o

LIGJËRATA “Rëndësia e edukimit dhe vetëdijesimit për trashëgimi kulturore” nga Lejla Hadžić, Koordinatore Rajonale dhe drejtoreshë ekzekutive e CHwB-së në Shqipëri.

13064505_1136009453097552_3629298994781939605_o

FORUM DISKUTIMI “Roli i trashëgimisë në zhvillim lokal” – Moderator: Sali Shoshi (CHwB Kosova), Panelistë: Mimoza Kusari-Lila (Kryetare e Komunës së Gjakovës), Artnet Haskuka (UN-Habitat Kosova), Egzona Azemi (guidë turistike – Vushtrri), Nora Arapi-Krasniqi (Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve),  Luan Nushi (Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor), Bujar Haziri (Komuna e Gjilanit) dhe Xhejrane Lokaj (OJQ “Iniciativa e grave” nga Komuna e Dragashit).

13072770_1136009993097498_6850176388083172037_oimg_0368

Lajmet e fundit