CHwB në “Culture Matters 2012”

00-0Culture_Matters_-1269.JPG

Nga 14-16 nëntor në Norwich, Britani e Madhe, u mbajt konferencë ndërkombëtare e trashëgimisë kulturore ” Culture Matters 2012”, ku Rachel Nordstrom prezantoi projektet tona “Mirë se vini në Dukagjin” dhe Ndërhyrjet emergjente, duke i ilustruar përfitimet sociale dhe ekonomike të trashëgimisë kulturore si një ‘shtytës për rigjenerimin’.

Rachel punon me zyrën tonë në Kosovë në projekte të ndryshme. Së fundi ajo priti vizitën studimore në Mbretërinë e Bashkuar, e organizuar për përfaqësuesit e institucioneve partnere të CHwB-së Kosovë, ku ata mësuan shembuj të ndryshëm të praktikave të mira të strategjive për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe rishrtytëzimi i ndërtesave historike në mjediset urbane.

Për më shumë informacion në lidhje me konferencën, vizitoni http://www.shaping24.eu/conference

Lajmet e fundit