Mbahet në Ferizaj manifestimi i ushqimit tradicional

Më 10 tetor 2014, të premten, nga ora 11:00, Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) zyra në Kosovë, në kuadër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian / Këshillit të Evropës “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor” (PDKK) ka organizuar pilot aktivitetin mbi trashëgiminë shpirtërore në Ferizaj.

Untitled-1

Pjesa e shijshme e pilot aktivitetit “SHIJO DHE VALLËZO trashëgiminë shpirtërore të regjionit lindor” është mbajtur në Mullirin e Nikës në Ferizaj. Ky mulli përpos që është monument i mbrojtur i trashëgimisë së paluajtshme kombinohet edhe asetin e rrallë të trashëgimisë natyrore, atë të bifurkacionit të lumit Nerodime, një kuriozitet hidrologjik i rrallë pasi që rrjedha e lumit derdhet në Detin Egje dhe Detin e Zi.

IMG_8311 IMG_8364

Fjalë rasti dhe përshëndetëse patën koordinatorja e projekti të PDKK në zyren e Këshillit të Evropës znj. Merita Limani, shefi i zyrës së CHwB në Kosovë z. Sali Shoshi dhe drejtori i Departamentit të Kulturës në Komunën e Ferizajt z. Enver Haliti. Të gjithë njëzëri cekën rëndësinë e festimit të këtij aktiviteti të trashëgimisë shpirtërore për komunitetin e regjionit lindor të Kosovës. Kjo trashëgimi konsiderohet si pjesë vitale që e ka mbajtur gjallë traditën dhe që njëkohësisht pasuron mozaikun e trashëgimisë kulturore të paluajtshme dhe atë natyrore të kësaj komune.

IMG_8359

Më shumë se 80 pjesëmarrës, përpos përcjelljes së procesit të përgatitjes së ushqimit tradicional nga komuniteti patën rastin të jenë edhe pjesë interaktive e saj. Pjesë e përgatitjes së procesit ka qenë kaçamaku dhe ashurja, përderisa edhe ushqimet të tjera karakteristike për këtë regjionin dhe Kosovë ishin në dispozicion për shijim nga publiku. Në mënyrë që të vihet një bazë e shëndoshë e turizmit kulturor, një pjesë e ushqimit është blerë edhe nga pjesëmarrësit prezent. Në këtë mënyrë ata përkrahën punën e këtij komuniteti dhe dërguan ushqimet e tyre të preferuara tek familjarët dhe miq të tyre.

Pjesëmarrësit patën rastin të blejnë edhe punime të ndryshme artizanale nga artizanët e këtij regjioni. Për disponim të mirë të të gjithëve, ansambli i këngëve dhe valleve “Kastriotët” performuan Vallen e Kaçakëve, një vlerë tjetër e trashëgimisë shpirtërore e këtij regjioni, përcjellë edhe me vallëzime të tjera tradicionale.

IMG_8494 IMG_8543 IMG_8567 IMG_8625 IMG_8661 IMG_8684 IMG_8799

Në muajt në vijim, ky pilot aktivitet, nga projekti i PDKK-së do të shëndrrohet në një dokumentar tëshkurtë, në mënyrë që të ndahet edhe me publikun e gjerë jashtë Ferizajt. Këtëdokumentar në një DVD të veçantë do të mund të sigurohen përmes zyres së CHwB në Kosovë.

Në kuadër të këtij projekti, gjatë muajit tetor të vitit 2014, CHwB Kosova do të organizojë edhe një pilot aktivitet tjetër mbi trashëgiminë shpirtërore, dhe atë në Komunën e Gjilanit. Këto aktivitete janë hartuar dhe zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me grupet regjionale punuese (GRP) të përfshirë në projekt dhe ekipi i PDKK në Prishtinë.

Për galerinë e plotë të fotografive nga aktiviteti në Ferizaj, klikoni këtu.

Për më tepër informata rreth Projektit të Përbashkët të Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës “Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor”(PDKK) klikoni këtu.

IMG_8712 IMG_8745 IMG_8917

Lajmet e fundit