THIRRJE PËR APLIKIM: HERITAGE LAB 2019 – RIGJENERIMI I URËS SË TABAKËVE NË GJAKOVË DUKE U BAZUAR NË ART

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të fushës së artit, arkitekturës, dizajnit grafik dhe fushave të tjera relevante që të aplikojnë në punëtorinë  e “Heritage Lab”.   

Posteri 1 jpeg

HERITAGE LAB është projekt edukativ i organizuar nga CHwB Kosovo i cili ka për qëllim krijimin e mundësive të reja për studentë të fushave të ndryshme që të mësojnë për metodat e dokumentimit, ruajtjës, rijetësimit dhe intepretimit të trashëgimisë kulturore përmës punës praktike dhe ligjeratave plotësuese. HERITAGE LAB paraqet një aktivitet të zhvilluar “in situ”, që do të thotë që problematikat e një lokaliteti të trashëgimisë kulturore mbikqyren drejtpërdrejtë në kohë reale, duke dhënë aty për aty zgjidhje për trajtimin, intepretimin dhe menagjimin e tij.

Përgjatë 12 ditëve, studentët do të mund të marrin njohuri në fushën e trashëgimisë kulturore dhe artit të muraleve duke qenë pjesë e një projekti rixhenerimi të monumentit të mirënjohur – Ura e Tabakëve në Gjakovë, nëpërmjet ligjëratave, hulumtimit dhe punës praktike të udhëhequr nga ekspertë të ndryshëm.

“Heritage Lab” do të mbahet nga 29 Shtator – 10 Tetor 2019 në Gjakovë. 

Kjo është punëtoria e fundit, nga gjithsej pesë sosh, që është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë dhe implementuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP).

PËRSHKRIM I SHKURTËR I LOKALITETIT

IMG_7029

Ura e Tabakëve, me gjatësi 127 m dhe me gjerësi 4.03 m, renditet ndër dhjetë urat më të mëdha të ndërtuara gjatë mesjetës në trojet shqiptare. Kjo urë është ngritur mbi 7 qemerë dhe rrethore me hapësirë 14-16 metra. Ura është konservuar dhe përdoret për këmbësorë. Është ndërtuar nga guri i gdhendur dhe në ballinat e urës janë skalitur ornamentet e gdhendura mbi gurë. Transformime ka pasur gjatë luftërave por pas konservimit i është kthyer gjendja origjinale.

Thirrje për vullnetarë

Keni qenë pjesëmarrës në të kaluarën? Mund të merrni pjesë përsëri në punëtoritë tjera të Heritage Lab.

Duke pasur parasysh llojllojshmërinë e temave që jemi duke ofruar, ne dëshirojmë t’iu ofrojmë mundësinë pjesëmarrësve të mëhershem që të ndjekin punëtoritë me tema të tjera (Për shembull, nëse keni marrë pjesë në punëtorinë mbi konzervimin, mund të aplikoni të merrni pjesë në punëtorinë mbi interpretimin e lokaliteteve arkeologjike).

Shënim për pjesëmarrësit nga Punëtoria e kaluar: Si do të dëshironit te përjetoni përsëri Punëtorinë nga perspektiva e një organizatori?

Cilat janë detyrat e një Vullnetari të Punëtorisë?

Vullnetarët do të marrin udhëzime mbi përgjegjësitë e tyre përgjatë punëtorisë, Atyre mund t’iu kërkohet që të ndihmojnë në fushat e mëposhtme:

  • Punët organizative (përgjegjës për regjistrimin, dhomat e ligjeratave, mjetet)
  • Përgjegjës për hapësirat e punës (për të ndihmuar zanatcinjtë, dokumentimin e aktiviteteve në terren, zbatimin e masave të sigurisë, të sigurohen se të gjithë janë duke punuar për arritjen e rezultateve të pritura)
  • Komunikim (të qenurit ura lidhëse ndërmjet organizatorëve dhe pjesëmarrësve, përkthyesëve, të ndërmjetësojnë diskutimet, të komunikojnë me komunitetin vendor dhe mediat)

Si të aplikoni?

Nesë aplikoni për herë të parë, shkarkoni këtë FORMULAR PËR APLIKIM.

Nëse aplikoni si vullnetar, shkarkoni formularin më lartë dhe mos harroni të cekni se po apilikoni si vullnetarë në titullin (subject) të email-it.

Aplikantët duhet të kenë aftësi të mira komunikimi të gjuhës angleze, pasi kjo do të jetë gjuha zyrtare e punëtorisë.

Luteni të plotësoni formularin dhe ta dorëzoni atë jo më larg se data 22 SHTATOR 2019, në adresën elektronike: gro.b1568980592whc@o1568980592vosok1568980592.  Gjatë dërgimit të aplikacionit nëpërmjet adresës elektronikë, ju lutem shkruani në hapësirën e rezervuar për titull (subject) : “Application for Heritage Lab 2019 “Rigjenerimi i Urës së Tabakëve në Gjakovë duke u bazuar në Art (Emrin dhe Mbiemrin).

Për cdo informatë shtesë sa i përket punëtorisë, lutnI të na kontaktoni në numrat +383 49 54 54 55, +381 (0)38 754 866, email: gro.b1568980592whc@o1568980592vosok1568980592

Shpenzimet

CHwB Kosovo do mbulojë të gjitha shpenzimet brenda vendit për pjesëmarrësit dhe vullnetarët, duke përfshirë akomodimin, shujtat ushqimore, shetitjet, materialet për punëtorinë dhe udhëtimet brenda vendit.

 

 

 

Lajmet e fundit