Bashkohuni me ne në kursin e 5- të te trajnimit të Beledijes në Prizren (Kosovë) “Menaxhimi i Muzeve”

Të mbrojmë trashëgiminë tonë të përbashkët Evropiane:
Beledije – Qendra e parë rajonale për trashëgimi kulturore në Ballkan

Bashkohuni me ne në kursin e 5- të te trajnimit të Beledijes në Prizren (Kosovë)

“Menaxhimi i Muzeve”
(nga 17 deri me 27 Shtator 2012)

Aplikoni deri me datën 05 Shtator 2012

 

Hyrje​

Kursi i pestë i trajnimit të Beledijes është dizajnuar për të ngritur kapacitetet e personelit teknik të cilët punojnë në menaxhimin e Trashëgimisë Kulturore dhe në veçanti në menaxhimin e muzeve, do të ofroj trajnim dhe njohuri mbi mënyrat e menaxhimit te muzeve siç janë qasjet dhe politikat ndërkombëtare, konservimin e koleksioneve, ruajtjen, interpretimin dhe komunikimin si dhe pjesëmarrjen e komuniteteve dhe planin e marketingut për zhvillim të qëndrueshëm.

Trajnimi do të fokusohet në:

• Paraqitjen e menaxhimit të strategjive dhe praktikave të muzeve , konservimit, inventarit dhe dokumentimit të koleksioneve, aspektet ligjore;
• Qasjen në koleksionet e muzeve, parimet e muzeologjisë dhe teknologjive moderne;
• Interpretimin dhe komunikimin e koleksioneve dhe planeve te marketingut të muzeve;
• Muzetë dhe roli i tyre në zhvillimin lokal dhe si agjentë të edukimit dhe rritjes shoqërore për komunitetet lokale.
Kursi i tretë i trajnimit të Beledijes i adresohet shërbyesve civil nga Departamentet/Institucionet Kombëtare, stafi i komunave, , arkitektëve, planifikuesve urban, inxhinierëve civil, arkeologëve, historianëve të artit, etnologëve, antropologëve, kompanive private dhe kontraktues3

ve të cilët punojnë me ndërtesa historike nga Kosova dhe regjioni i Ballkanit. Studentët janë pjesë e këtij grupi të caktuar. Numri i përgjithshëm i aplikantëve të përzgjedhur nuk do të tejkaloj numrin 22.

Pjesëmarrësit do të vijojnë një plan të kombinuar me teori me punë aktuale dokumentuese të mbikëqyrura nga menaxherët e muzeve, arkeologët dhe ekspertët e marketingut. Do të organizohet një vizitë studimore për te vizituar muzeun e Prishtinës.

Objektivat dhe synimi
Objektiv i kursit të 5të të trajnimit të Beledijes është që të sigurohet zhvillimi dhe qëndrueshmëria e ekspertizës në fushën e menaxhimit të muzeve. Në ketë aspekt, synimet e kursit janë qe të:

• Kontribuojnë në ndërtimin e një qasje të re në menaxhimin e muzeve dhe përmirësimin e kuptueshmërisë për pjesëmarrësit nga Ballkani Perëndimor;
• Paraqes mekanizmat dhe mënyrat e duhura për inventarizim, konservim, ruajtje, promovim dhe e menaxhim të koleksioneve të muzeve;
• Identifikojë politikat për ruajtjen dhe integrimin e muzeve në zhvillimin lokal;
• Nxis menaxhim të qëndrueshëm të muzeve dhe vlerave të tyre për zhvillimin lokal dhje kohezionin social
• Forcohet roli i komuniteteve lokale si përfitues aktive dhe palë të interesit të muzeve
• Përmirësohet raporti me komunitetet lokale
• Identifikohen mënyrat e komunikimit dhe informimit për promovimin e muzeve si agjentë të rritjes sociale.
Struktura e kursit

Kursi i 5të i Trajnimit të Beledijes do ofroj modulet vijuese:
Hyrje në menaxhimin e muzeve – Parimet dhe sfidat – Praktikat ndërkombëtare dhe ato të BE-së në menaxhimin e muzeve

Politikat për menaxhimin dhe sigurimin e muzeve – Mënyrat dhe qasjet e reja për zhvillimin e muzeologjisë dhe planeve muzeografike – Hyrje në menaxhimin e koleksioneve prone e muzeve: përvojat, problemet dhe e ardhmja

Politikat e menaxhimit dhe sigurisë – Parimet e menaxhimit të koleksioneve në konservimin, restaurimin, ruajtjen, përdorimin e dokumenteve – Mënyrat dhe nevojat për mbrojtjen e koleksioneve dhe ekspozitave

Menaxhimi i koleksioneve – Regjistrimi dhe inventarizimi i koleksioneve – Qasja në muze, ekspozitat dhe adaptimi i hapësirës së muzeve për vizitorë – Planet e marketingut të Muzeve – Teknologjitë modern, sistemet interaktive multimediale për prezantimin e koleksioneve – Interpretimi dhe komunikimi i koleksioneve të muzeve

Muzetë dhe zhvillimi lokal – Muzetë si agjent të ndryshimit dhe rritjes sociale – Zhvillimi i sistemeve kreative për edukim dhe aktivitetet qe tërheqin të rinjtë – Programi i qëndrueshëm, praktikat dhe burimet për mësimin gjatë gjithë jetës

Lokacioni i kursit
• Prizren
• Prishtinë
Pagesa e shpenzimeve ditore dhe akomodimi
• Pagesa e shpenzimeve ditore do të mbuloj ushqimet, akomodimin dhe transportin. Pjesëmarrësit do të qëndrojnë në Prizren dhe do tu ofrohet transporti për vizitën studimore ne Prishtinë.

Dokumentet e nevojshme për aplikim

• Forma e nënshkruar e aplikacionit të dërgohet përmes e-mail-it
• CV (që paraqet përvojën relevante në trashëgiminë kulturore)
• Letër motivuese (maksimum një faqe, e cila përshkruan shkathtësitë kryesore, motivimin, pritjet nga kursi, plani që duhet zbatuar dhe shpërndarja e njohurive që do të fitohen).
• Letër mbështetëse e nënshkruar nga mbikëqyrësi, i cili konfirmon mungesën tuaj nga puna për kohëzgjatjen e kursit.
Të gjithë aplikuesit duhet të dërgojnë aplikacionet e tyre deri të Mërkurën me datën 05 Shtator deri në orën 16.

Gjuha e kursit është gjuha angleze, dhe të gjithë aplikacionet duhet të dorëzohen në gjuhën angleze.

Ju mund ta shkarkoni aplikacionin për programin e 5-të të trajnimit Beledije – Prizren në:

www.beledije.eu

Procesi i aplikimit

Të gjitha dokumentet dhe informacionet tjera duhet të dërgohen me emali tek: ed.tl1568964606usnoc1568964606-mep@1568964606jamed1568964606a.ena1568964606ljehx1568964606
Rezultatet e procesit të aplikimit do të shpallën ditën e Premte 07 Shtator 2012, duke ju dhënë kohë pjesëmarrësve qe të përgatiten për kursin dy javor.

Pjesëmarrësit duhet të arrijnë në Prizren me datën 16 Shtator, me së voni në orën 17.00’. Ligjëratat do të fillojnë me datën 17 Shtator 2012.

Të gjithë pjesëmarrësit qe do të kalojnë vlerësimin final do të  pajisen me “Certifikatën e Beledijes”.

Kjo është një ngjarje qe nuk do te dëshironit ta lëshoni!

Lajmet e fundit