Aplikoni për kampin e interpretimit për Kala të Prizrenit!

CHwB është duke ofruar kampin e parë rajonal të restaurimit që është fokusuar tërësisht në interpretimin e trashëgimisë. Kampi i 25-të Rajonal i Restaurimit do të mbahet në Prizren, Kosovë nga 3 deri 17 tetor 2015.

Kaljaja_Prizren

“Kaljaja Prizren” by Mladifilozof – Own work. Licensed under CC BY-SA 3.0 via Wikimedia Commons

Deri më tani, modeli i Kampeve Rajonale të Restaurimit, fitues i çmimit prestigjioz të Bashkimit Europian për Trashëgiminë Kulturore Europa Nostra, ka qenë i fokusuar kryesisht te konservimi i ndërtesave dhe objekteve muzeale. Megjithëse interpretimi ka qenë temë leksioni në secilin kamp të mëparshëm, ai i Prizrenit do të jetë tërësisht i fokusuar te interpretimi i trashëgimisë kulturore—si të afrojmë njerëzit me trashëgiminë dhe si ta bëjmë atë më domethënëse për ata.

Për më shumë informacion dhe aplikim drejtohuni në faqen CHwB Albania.

Lajmet e fundit