Aktivitetet e para me palët e interesit në Kala të Prizrenit

Kalaja e Prizrenit përmban në vete një pjesë të rëndësishme të historisë së lashtë të qytetit. Pozicioni i saj topografik, dominues mbi qytetin, peizazhi natyror mjaft tërheqës dhe konfigurimi arkitektonik i menduar mjaft mirë, e bëjnë këtë lokalitet me vlera të padiskutueshme ambientale, shkencore, historike dhe turistike. Si një pasuri e trashëguar nga perandoria Bizantine, Kalaja shtrihet në anën juglindore të qytetit, e ndërtuar në një kodër mbi 120 metra në anën e majtë të lumit Lumbardh. Ky lokalitet arkeologjik gëzon mbrojtje statusore dhe është shpallur pronë e trashëgimisë kulturore në mbrojtje.

Projekti për ruajtjen e Kalasë së Prizrenit implementohet nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB), përgjegjëse për interpretimin, adaptimin dhe planin e menaxhimit të lokalitetit si dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës, përgjegjës për gërmimet dhe konservimin e strukturave të kalasë. Grupi punues (GP) i projektit i përbërë nga përfaqësues të CHwB, Institutit Arkeologjik të Kosovës, Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Këshillit për Qendrën Historike të Prizrenit, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës së Prizrenit, OJQ dhe profesionistë të pavarur kanë filluar aktivitetet e para me qëllim të zbatimit të projektit.

023

The first meeting of the working group was held on the 30th of April 2015 in Prizren, with 20 present representatives. At this meeting, apart from the presentation of the US funded project, ​​the research bibliography and resources for the site as well as current developments in the castle were presented. The objectives and tasks of the Working Group for a strategic approach to the locality were set at the meeting.

3

Takimi i parë i grupit punues është mbajtur më 30 Prill 2015 në Prizren me 20 përfaqësues prezent. Në këtë takim, përveç prezantimit të projektit të financuar nga Ambasada e SHBA-së, është bërë edhe prezantimi i burimeve të hulumtuara deri më tani për lokalitetin si dhe zhvillimet e deritanishme në kala. Në takim janë vendosur edhe objektivat dhe detyrat e Grupit Punues për qasjen strategjike të lokalitetit.

Takimi i dytë i grupit punues, i mbajtur më 14 Maj ka pasur si temë Analizën SWOT, përmes së cilës janë nxjerrë Përparësitë, Dobësitë, Mundësitë dhe Rreziqet e lokalitetit. Analiza është bërë duke u bazuar në katër komponentët kryesore të projektit: Adaptimin, Interpretimin, Menaxhimin dhe Konservimin. Në vazhdim është bërë edhe analiza PESTEL duke vlerësuar rreziqet e lokalitetit bazuar në faktorët politikë, ekonomikë, shoqëror, teknologjik, ambiental dhe legjislativ. Rreziqet janë ndarë në ato të larta, të mesme dhe të ulëta. Në fund, grupi punues ka elaboruar vizionin e kalasë, si më poshtë:

“Kalaja e Prizrenit, kurorë e qytetërimeve, pikëtakim i brezave e që rrezaton lashtësi, identitet dhe ardhmëri.”

 

05

Takimi i tretë i grupit punues është mbajtur në formë të një punëtorie dyditore në Durrës (Shqipëri) në fillim të muajit Qershor. Gjatë kësaj punëtorie është bërë përcaktimi dhe adresimi i çështjeve kritike të nxjerra nga analiza SWOT, si dhe identifikimi i objektivave, përcaktimi i rezultateve dhe indikatorëve të projektit. Në fund, GP ka bërë edhe identifikimin e aktiviteteve, afateve kohore si dhe definimin e përgjegjësive të palëve të përfshira në projekt. Me qëllim të zbatimit të mirëfilltë të projektit dhe adresimit të çështjeve kritike, GP do të vazhdojë takimet e rregullta përgjatë projektit.

04Marrëveshja e mirëkuptimit për ruajtjen e Kalasë së Prizrenit është nënshkruar më 25 Shtator 2014 në mes të CHwB Kosovë, Institutit Arkeologjik të Kosovës, Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është edhe financuese e projektit përmes Fondit të Ambasadorëve për Trashëgimi Kulturore. Për më shumë informata drejtohuni tek qëllimi dhe përmbledhja e projektit.

Lajmet e fundit