QËLLIMI YNË I PËRGJITHSHËM është përmirësimi i kushteve dhe i mundësive për të gëzuar lirinë kulturore dhe diversitetin kulturor si dhe përdorimi gjithnjë e më i madh i trashëgimisë kulturore si një mjet për promovimin e të drejtave të njeriut, ndërtimit të paqes dhe zhvillimit demokratik.
QËLLIMI KRYESOR 1: Fuqizimi i aktivizimit të shoqërisë civile dhe llogaridhënies së institucioneve në sektorin e trashëgimisë kulturore.
QËLLIMI KRYESOR 2: Vlerësimi dhe shfrytëzimi i pasurisë sociale, ekonomike, kulturore dhe mjedisore të trashëgimisë kulturore nga institucionet e shoqërisë civile dhe qeveritare
në nivel lokal.
QËLLIMI KRYESOR 3: Një grup i gjerë dhe kualitativ profesionistësh është i gatshëm për t’u përballur me sfidat e mbrojtjes së trashëgimisë në mënyrë të përgjegjshme në disa
shtete.
PLANI STRATEGJIK 2013-2016 ka këtë përmbajtje:
– Vizioni dhe misioni ynë
– Mjedisi ynë i punës – konteksti dhe prirjet
– Qëllimet tona
– Vlerat tona të punës
– Metodat e qëndrueshme dhe rezultatet
– Monitorimi dhe vlerësimi