Historia

Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) është organizatë jo-qeveritare suedeze e dedikuar për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të prekshme dhe të pa prekshme të ndikuara nga konflikti, neglizhenca apo fatkeqësitë njerëzore dhe natyrore. Ne e shohim punën tonë si një kontribut vital në ndërtimin e demokracisë dhe mbështetjen e të drejtave njerëzore.

CHwB është neutrale sa i përket palëve në konflikt, por jo në të gëzuarit e të drejtave të të gjithë njerëzve për trashëgiminë kulturore – sot dhe në të ardhmen. CHwB punon me trashëgiminë kulturore si një forcë aktive në pajtimin, ndërtimin e paqes dhe zhvillimin ekonomik dhe social duke krijuar kapacitetet, ndërgjegjësimin dhe mundësitë për ruajtjen dhe shpëtimin e trashëgimisë kulturore në shoqëritë e prekura nga konflikti, neglizhenca apo fatkeqësitë njerëzore dhe natyrore.

CHwB është e angazhuar për barazi, mos-diskriminimin, pjesëmarrje, llogaridhënie dhe transparencë.

VIZIONI YNË është që të gjithë të kanë të drejtë të gëzojnë, të kenë qasje dhe të marrin pjesë në trashëgiminë kulturore.

MISIONI YNË është promovimi i trashëgimisë kulturore si një e drejtë në vetvete e njëkohësisht dhe si pasuri. CHwB punon me shoqërinë civile dhe institucionet, në të gjitha nivelet, për të forcuar ndërtimin e paqes, zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik dhe demokratik si dhe përmbushjen e të drejtave të njeriut.

Trashëgimia Kulturore pa Kufij u themelua në vitin 1995 si organizatë e pavarur jo-qeveritare suedeze, për të punuar në frymën e Konventës së Hagës së vitit 1954 për mbrojtjen e pronave kulturore në rast të konflikteve të armatosura, katastrofave natyrore, neglizhencës, varfërisë apo konflikteve politike dhe sociale.

Prapavija

Puna me trashëgiminë kulturore mund të ndihmojë grupet e rrezikuara të rigjejnë ndjenjën e dinjitetit dhe të fuqizimit, e cila në kthim mund të rrisë mundësitë për pajtim dhe luftën kundër varfërisë.

Fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) është themeluar në Prill të vitit 1995 si një reagim ndaj ndihmës akute dhe masive që ishte e nevojshme për shkak të luftës në Bosnje e Hercegovinë. Shkatërrimi i monumenteve kulturore ishte mjaft i gjerë dhe sistematik, i cili bëri që bota ta kuptojë nevojën urgjente në ndihmën për zhvillim dhe mbrojtje. Kur një grup i arkitektëve dhe punëtorëve të konservimit në Suedi u mblodhën për të protestuar, u mbajtën diskutime për të gjetur mënyra për të ndërmarrë veprime konkrete dhe të sugjerojnë propozime për financimin e ndihmës emergjente suedeze në këtë zonë në kuadër të zhvillimit të bashkëpunimit të Sida-s.

Brenda këtij grupi të anëtarëve themelues, janë hartuar dokumentet e duhura dhe statutet për fondacionin, synimet e të cilit ishin zgjeruar për të përfshirë jo vetëm veprimin emergjent në ish-Jugosllavi, por edhe për të “promovuar konservimin e pronës kulturore në zonat e dëmtuara nga konfliktet e armatosura, katastrofat apo ndryshe të rrezikuara, si dhe të stimulojnë hulumtime të duhura.”

Për shkak të rëndësisë së veçantë të përfshirjes së 22 anëtarëve themelues, përvojën profesionale dhe pozitave të tyre, fondacioni do të përfitonte që në fillim marrëdhënie të ngushta me pjesë të ndryshme të shoqërisë suedeze dhe jetën kulturore. Ishte konsideruar si një nder i madh që presidentja e atëhershme e Kryqit të Kuq Suedez, Princesha Christina, kishte shprehë dëshirë për të dalë si kreu i themeluesve, duke theksuar në mënyrë të qartë kuptimin e një kauzë të përbashkët me punë humanitare në përgjithësi. Themeluesit tjerë përfshinin tre ish ministra të kulturës, dy anëtarë të Parlamentit, kreun e Bordit të Trashëgimisë Kombëtare, kryetarët e Komisionit Kombëtar Suedez për UNESCO dhe Shoqatës së Muzeve të Suedisë, presidentët e Akademisë Mbretërore të Arteve të Bukura dhe Akademisë Mbretërore të Letrave, Historinsë dhe Antikitetit, Kryepeshkopin e Stokholmit, kryetari i Shoqatës Kombëtare të Suedisë së ICOM (Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve) dhe ICOMOS (Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Siteve), si dhe sekretarët gjeneralë të Shoqatës Suedeze të Arkitektëve dhe Fondit Botëror Suedez për Kafshë te Egra.

Sot

CHwB ka punuar kryesisht në ish-Jugosllavi në restaurim të ndërtesave dhe zhvillimin e përjetimin e muzeve. CHwB sot (2014) ka tre zyre në Ballkanin Perëndimor; Sarajevë-Bosnje dhe Hercegovinë, Prishtinë-Kosovë dhe Tiranë- Shqipëri.

Mandatarët

Anëtarët e bordit dhe auditorët janë të emëruar nga katër organe publike dhe organizata, të cilat janë Komitetet Kombëtare Suedeze të ICOM dhe ICOMOSBordi Kombëtar i Trashëgimisë dhe Asociacioni i Arkitekëtve Suedez.

Zyra e CHwB-së në Kosovë ka filluar misionin e saj në vitin 2001 me projektin e restaurimit të 5 kullave (shtëpi tradicionale banimi në gur) në perëndim të Kosovës, e financuar nga Agjencioni Evropian për Rindërtim.