Kush jemi ne

NE RIJETËSOJMË DHE NDËRTOJMË MARRËDHËNIE

Ju mund të mendoni që ne jemi një lloj zhvilluesi që restauron ndërtesa historike në zonat e prekura nga lufta ose fatkeqësitë natyrore. Ne do të thonim që jemi ekspertë të së drejtave të njeriut, ripajtimit dhe uljes së varfërisë. Ne restaurojmë trashgiminë kulturore dhe ndhihmojnë në ndërtimin e së ardhmeve.

Në këndvështrimin tonë, ka një lidhje midis restaurimit të një ndërtese dhe ndërtimit të lidhjeve njerëzore, besimit, ekonomive, shoqërive, – dhe vërtetë kombeve. Një ndërtesë është më shumë se vetëm tulla dhe llaç. Është gjithashtu një lidhje me të shkuarën dhe një pjesë e historisë, sigurisë dhe identitetit të njerëzve.

Një lidhje me të kaluarën dhe një derë drejt  së ardhmes, – të dish se nga vjen të ndihmon të zgjedhësh cilën rrugë të marrësh drejt së ardhmes. Një ndërtesë është më shumë se tulla dhe llaçi dhe rikthimi i një ndërtese është më shumë se një projekt restaurimi. Rezultati është më shumë se një fasadë e re. Një ndërtesë mund të hyjë në listën e Trashëgimisë Botërore dhe të tërheqë edhe turistë. Ky është një nga rezultatet. Tjetra është marrëdhëniet që krijohen gjatë punës. Dalja në sipërfaqe e togëfjaëshit “ne” gjatë diskutimit se kush e merr vendimin për një vend të caktuar dhe si ky vend duhet vihet në përdorim.

Çdo projekt restaurimi është një process demokratizimi potencial që ofron mundësi të panumërta për ndërtim urash për zgjidhje konfliktesh, forcim të besimit mes armiqve të dikurshëm dhe zhvillim ekonomik dhe shoqëror. Më konkretisht, dhe nëse thjeshtohet disi: një ndërtues duhet të ketë burime për një restaurim. Në qoftë se kjo bëhet në një konkurrencë të hapur, kjo automatikisht jep një shans për të diskutuar çështjet e korrupsionit dhe se si korrupsioni mund të luftohet.

Krijimi i një ekipi meshkujsh dhe femrash me prapavija të ndryshme etnike dhe fetare bën të mundur takimin mes tyre, takim që në kushte të tjera do të ishte i pamundur.  Ata fitojnë një mundësi për të njohur njëri-tjetrin,  të besojnë te njëri-tjetri dhe të ndërtojnë diçka së bashku.

Angazhimi i mjeshtërve vendorë, bën të mundur përdorimin e metodave tradicionale të punës që janë shpeshherë respektuese të mjedisit dhe që gjenerojnë mundësi punësimi. Kur restaurimi përfundon, ndërtesa duhet të mbrohet me ligje që duhen harmonizuar dhe me ato të vendeve të tjera.

Ky process krijon kështu një nevojë për një administrate funksionale. Në nivelin lokal, restaurimi duhet përfshirë në një plan zhvillimi që mundëson një diskutim të hapur të zhvilimit lokal në tërësi – diskutim ky që forcon besimin mes njerëzve, dhe besimin tek institucionet.

Detyra jonë është të sigurohemi që këto procese të fillojnë. Qëllimi ynë është që partnerët tanë ti përfundojnë ato. Gjë që merr kohë: historia shpejt mund të shkatërrohet, por ndërtimi i besimit, demokracisë dhe të së ardhmes është shpesh një proces i mundimshëm. Por mund të bëhet – ne e kemi bërë këtë shpesh në 15 vitet e punës sonë.