Ekipi ynë

 

Sali Shoshi

Drejtor Ekzekutiv

Saliu ka punuar në CHwB që nga viti 2001, duke filluar si asistent arkitekt para se të bëhej menaxher i projektit të restaurimit të 5 kullave në Kosovë, projekt ky që ka përfunduar më 2004. Si drejtor i zyrës ai tash ka përgjegjësi për të punuar me një listë të gjatë të donatorëve si vendor ashtu edhe ndërkombëtar, partnerë dhe organizatat, si dhe institucionet lokale e shoqërinë civile. Ai ka mbajtur ligjërata nëpër botë për çështjet relevante për kontekstin kosovar sikurse trashëgimia, rindërtimi dhe ripajtimi në vende konflikti dhe post-konflikti, gjersa ka zgjeruar lidhjet e bashkëpunimit mes vendeve Skandinave dhe atyre të Ballkanit.

Email: gro.b1575763548whc@i1575763548hsohs1575763548.ilas1575763548

Nol Binakaj

Zëvendës drejtor dhe Udhëheqës i Programit “Zhvillim Lokal përmes trashëgimisë kulturore”

Nol Binakaj diplomoi me titullin Inxhinier i Diplomuar i Arkitekturës, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2005, Kosovë, dhe gjithashtu përfundoi specializimin për Ruajtjen dhe Menaxhimin e ndërtesave historike, në Universitetin e Lundit, në vitin 2008, Suedi. Prej shtatorit të vitit 2005 ai filloi të punonte si arkitekt, në CHwB, përkatësisht për konservimin dhe restaurimin e Xhamisë së Hadumit në Gjakovë, Kosovë. Që nga ajo kohë, si Menaxher i Programit dhe Zëvendës Drejtor i zyrës, udhëheqi projekte të fokusuara në ruajtjen dhe revitalizimin e ndërtesave të shumta, publike dhe fetare në Kosovë, përfshirë ndërtesa si: Ndërhyrjet parandaluese dhe konsolidimin strukturor i Hamamit të Madh në Prishtinë,; Konservimi dhe restaurimi i Hamamit të Mitrovicës, projekt i financuar nga UNESCO; Restaurimi i Kishes së Shën Shpëtimtari, në Prizren, në bashkëpunim me OJQ-së franceze “Patrimonie Sans Frontieres”, projekt i financuar nga UNESCO. Nga viti 2012 deri në vitin 2015 ai udhëhoqi ekipin për dokumentacionin dhe zbatimin e 70 rasteve të ndërhyrjeve parandaluese për ndërtesat në rrezik në gjithë Kosovën. Aktualisht koordinon programin që lidhet me shfrytëzimin e trashëgimisë kulturore për zhvillimin socio-ekonomik.

Anëtar i docomomo_international që nga viti 2016.

Email: gro.b1575763548whc@j1575763548akani1575763548b.lon1575763548

Naim Uka

Këshilltar financiar

Naimi ka qenë përgjegjës për financa, analiza dhe llogaritë e CHwB që nga 2001. Para kësaj, ai ka punuar në financa, buxhet dhe departamente administrate të një numri të madh të organizatave ndërkombëtare që kanë punuar në Kosovë duke përfshirë UNOPS, Care International, IRC dhe Intercoop. Si një ekonomist më shumë vite eksperiencë ai gjithashtu ishte Analist Kredie për Tregun në Kosovë dhe shef i financave për Fabrikën e Amortizatorëve.

Email: gro.b1575763548whc@a1575763548ku.mi1575763548an1575763548

Ardita Dobroshi

Udhëheqëse e Administratës

Ardita ka filluar punën në zyrën e CHwB në Prishtinë që nga shtatori 2005 si asistente administrative dhe financire, dhe është përgjegjëse për të gjitha detyrat administrative për operacionet dhe projektet e CHwB-së në Kosovë. Para se të bashkangjitej ekipit të CHwB, Ardita ishte e përfshirë në punë të ndryshme administrative të zyrës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (ICMM) dhe në KPMG në Prishtinë.

Email: gro.b1575763548whc@i1575763548hsorb1575763548od.at1575763548idra1575763548

Kaltrina Thaçi

Eksperte e Trashëgimisë Kulturore

Kaltrina është Arkitekte Konservatore, e cila punon në CHwB që nga Janari i vitit 2012. Kaltrina ka diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në 2009. Ajo ka përfunduar studimet pasuniversitare në vitin 2011 në Kingston University London, Fakulteti i Arteve, Dizajnit dhe Arkitekturës ku mori titullin MSc me meritë në Konservimin e Ndërtesave Historike. Para se të punonte në CHwB, Kaltrina ishte arkitekte e pavarur me 7 vjet përvojë në dizajn arkitektonik. Ajo gjithashtu ka punuar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në sektorin e lejeve. Në CHwB, Kaltrina është angazhuar në hartimin e planeve të konservimit, interpretimit dhe të menaxhimit për Kalanë e Vushtrrisë, Hamamin dhe Kalanë e Prizrenit. Përveç kësaj, ajo ishte Menaxhere e Planit të Konservimit të Qendrës Historike të Vushtrrisë, dhe projekteve të Fondit Prince Claus për ndërhyrje emergjente si dhe koordinatore e Programit të Intervenimeve Emergjente zbatuar në 50 ndërtesa në Kosovë. Kohëve të fundit, Kaltrina ka qenë e angazhuar edhe në interpretimin e lokaliteteve të trashëgimisë dhe koleksioneve të muzeve.

Email: gro.b1575763548whc@i1575763548caht.1575763548anirt1575763548lak1575763548

Alban Morina

Udhëheqës i Komponentës “Pjesëmarrja e komunitetit”

Albani është kandidat në nivelin Master në Fakultetin e Arkitekturës, në Universitetin e Prishtinës. Angazhimi i tij në fushën e trashëgimisë kulturore ka filluar në vitin 2012, me pjesëmarrjen në modulin e trajnimit “Konservimi dhe shfrytëzimi i trashëgimisë ndërtimore” në Vushtrri. Më vonë, është bërë pjesë aktive e ekipit të CHwB-së duke dhënë kontributin e tij profesional në Programin e Intervenimeve Emergjente, projekt i bazuar në ndërhyrjet parandaluese për trashëgiminë në rrezik. Tutje, si asistent i projekteve, punoi në ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore duke qenë pjesë e hartimit të “Planit Rregullues Detal të Konservimit për Komunën e Vushtrrisë”, duke krijuar shenjëzim të trashëgimisë kulturore për këtë komunë dhe me pas në cilësinë e udhëheqësit duke bërë ‘Identifikimin e kufijve të qendrës historike të Prishtinës’, si dhe ‘Monitorimin e 870 monumenteve në nivel të Kosovës’, gjatë vitit 2016. Së fundi, është duke punuar në krijimin e qasjes gjithëpërfshirëse për trashëgiminë kulturore, në komponentën “Pjesëmarrje e komunitetit”. Në vitin 2015, Albani ishte gjithashtu pjesëmarrës i “Kampit Regjional të Restaurimit” në Rogljevë- Serbi, si dhe fitues i bursës së “Forumit Europian Alpbach”, Austri.

Email: moc.l1575763548iamg@157576354809ani1575763548romna1575763548bla1575763548

Besart Dajçi

 Arkitekt dhe Hulumtues

Besart Dajçi është arkitekt i cili ka filluar të punoj në CHwB që nga prilli i vitit 2007. Ai është i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Arkitekturës që nga viti 2008. Fillimisht ka punuar si asistent i programit në restaurimin e disa monumenteve në Prizren të financuara nga EAR( European Agency for Reconstruction) . Që nga ajo kohë ai është angazhuar në hartim të projekteve të trashëgimisë kulturore në qytete të ndryshme në Kosovë, ndër to: Shtëpia e Shuaip Pashës, Kulla të Deçanit dhe Junikut, Ura e Terzive, Hidroelektrana, Kalaja e Prizrenit etj. Gjatë kësaj periudhe ai po ashtu ka marr pjesë edhe në disa kampe të restaurimit të organizuara në Gjirokastër, Cluj-Rumani dhe Kosovë.

Email: moc.l1575763548iamg@1575763548icjad1575763548trase1575763548b1575763548

 

Merita Quranolli-Zekolli

Arkitekte dhe Hulumtuese

Merita ka diplomuar në vitin 2008 në Fakultetin e Arkitekturës, Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2004 për herë të parë u angazhua në CHwB si studente në  Planin e Konservimit në Drenoc (Deçan). Më vonë është angazhuar në grupin hulumtues të Planit të Konservimit dhe Zhvillimit të zonës historike të Prizrenit dhe Punëtorinë e Vizionimit të Komunës së Hanit të Elezit. Në vitin 2015 është angazhuar në CHwB për punë specifike në Programin “Planet Lokale të Trashëgimisë Kulturore” në Komunën e Parteshit ku ka menaxhuar disa nga punët e ndërtimeve si dhe organizimin e festivaleve tradicionale. Aktualisht është e angazhuar si arkitekte dhe hulumtuese në disa komponente të programit të CHwB-së.

Email: moc.l1575763548iamg@1575763548illon1575763548aruqa1575763548tirem1575763548

Erinë Mulolli

Udhëheqëse e Komponentës “Monitorimi dhe Baza e të Dhënave”

Erina ka diplomuar në Fakultetin e Arkitekturës, Universitetin e Prishtinës, ku aktualisht është duke ndjekur studimet post-diplomike, në të njejtën fushë. Në vitin 2014 filloi punën në OJQ EC Ma Ndryshe, si monitoruese në drejtorinë e Urbanizmit në Komunë të Prishtinës. Krahas kësaj, në baza vullnetare, ajo u bë bashkë-themeluese e bibliotekës së parë të Fakultetit të Arkitekturës në Prishtinë. U angazhua në ekipin e CHëB-së në vitin 2013, fillimisht si praktikante në Programin e Intervenimeve Emergjente ndërsa, në vitin 2015 filloi punën si arkitekte dhe asistente në projekte të ndryshme. Që nga viti 2015 ajo udhëheq komponentën “Shënjimi i Lokaliteteve të Trashëgimisë Kulturore të Kosovës”.

Email: moc.l1575763548iamg@1575763548illol1575763548um.en1575763548ire1575763548

Migjen Berisha

Arkitekt dhe Hulumtues

Migjeni ka marrë titullin Master Shkencor në Arkitekturë, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2013. Në CHwB ishte përfshirë si student në vitin 2011, në projektin e adaptimit të Kalasë së Vushtrrisë, ndërsa pas diplomimit ai ishte i angazhuar në ruajtjen dhe restaurimin e ndërtesave historike, respektivisht në hartimin e projekteve të restaurimit, përgatitjen e paramasave dhe parallogarive si dhe mbikëqyrjen e zbatimit të ndërhyrjeve. Aktualisht ai është hulumtues në projektin “Shënjimi i lokaliteteve të Trashëgimisë Kulturore në Kosovë”, ndërsa ai është gjithashtu I përfshirë në projekte të adaptimit të lokaliteteve të Trashëgimisë Kulturore.

Email: gro.b1575763548whc@a1575763548hsire1575763548b.nej1575763548gim1575763548

 

Arbenita Gashi

Udhëheqëse e Platformës Heritage Space

Arbenita është në përfundim të studimeve master në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Ka filluar të punojë në CHwB Kosova në korrik të vitit 2015, fillimisht si praktikante në intervenimet emergjente të Kinemasë “Lumbardhi” në Prizren si dhe “Xhamisë së Zatriqit” në Rahovec. Ka qenë asistente e projektit “Plani Rregullues i hollësishëm për zonën historike të Komunës së Vushtrrisë”, në të cilin janë bërë analiza të detajuara të gjendjes ekzistuese si dhe është bërë propozimi për konservim dhe zhvillim. Së fundmi, është udhëheqëse e ekipit të platformës eksperimentale “Heritage Space”, e nisur nga CHwB Kosova që i dedikohet krijuesve të rinj për t’i zhvilluar idetë e tyre kreative për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.”

Email: moc.l1575763548iamto1575763548h@g.a1575763548tineb1575763548ra1575763548

Berat Osdautaj

Përgjegjës për logjistikë

Berati i është bashkangjitur CHwB-së në 2002 si zyrtar logjistike. Ai koordinon shumicën e funksioneve logjistike të projekteve që përfshijnë fushën e furnizimit, transportimit si dhe të mirëmbajtjes së veturave të zyrës.

Email: gro.b1575763548whc@j1575763548atuad1575763548so.ta1575763548reb1575763548

Sokol Belegu

 Arkitekt

Sokoli është kandidat për Master në Fakultetin e Arkitekturës, Universitetin e Prishtinës. U angazhua në CHwB si praktikant në projektin ‘Ruajtja e Kalasë së Prizrenit’ ndërsa nga Nëntori 2015 filloj punën si arkitekt dhe asistent i projektit ‘Adaptimi i Kalasë së Prizrenit’. Aktualisht është i angazhuar në projektet ‘Shënjimi i monumenteve të Trashëgimisë Kulturore’ dhe ‘ Sistemi Territorial Kulturor’.

Email: moc.l1575763548iamg@1575763548lokos1575763548ugele1575763548b1575763548