Tour de Culture

Tour de Culture është i vetmi aktivitet kulturor çiklistik jo-garues dhe rekreativ në Kosovë i HAPUR PËR TË GJITHË, profesionistë dhe amatorë, të rinj e të moshuar, femra dhe meshkuj.

TdC15 REG

Tour de Culture është një projekt i përvitshëm i organizuar për herë të parë në vitin 2008. Ai është iniciuar,  organizuar dhe bashkë-financuar nga Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB) dhe UN-HABITAT, zyrat në Kosovë, të dyja të financuara nga Suedia, me synim promovimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, transportin e jo-motorizuar dhe mbrojtjen e mjedisit. Që nga viti 2014, projekti udhëhiqet vetëm nga zyra e CHwB në Kosovë dhe për shumë vite tani, popullariteti i këtij projekti ka tërhequr mbështetjen e donatorëve, partnerëve dhe publikut të gjërë.

tdc-2016-map

Ky aktivitet unik përbëhet nga sinergji parimesh që rrjedhin nga Ditët e Trashëgimisë Evropiane dhe Java Evropiane e Lëvizshmërisë që festohen në tërë Evropën gjatë muajit shtator.

tdc new 4

NE NGASIM BIÇIKLETË PËR:

1. Promovimin e trashëgimisë sonë të përbashkët natyrore dhe kulturore

> mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të diversitetit kulturor në të gjitha nivelet e shoqërisë

> promovimin e trashëgimisë kulturore si mjet për bashkëjetesë dhe dialog në mes të komuniteteve

> zbulimin e potencialeve për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm kulturor

tdc new 5

2. Promovimin e transportit të jo-motorizuar për një lëvizshmëri më efektive për të gjithë

> ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të vendimmarrësve për rëndësinë e rrugëve të sigurta dhe të drejtimeve të transportit të jo-motorizuar

> promovimin e një stili të shëndetshëm të jetës dhe të rrugëve të sigurta për shfrytëzuesit e transportit të jomotorizuar

> fuqizimin e pjesëmarrjes së grave, të rinisë, të moshuarve, fëmijëve dhe të personave me aftësi të kufizuara

tdc new 3

3. Promovimin e mbrojtjes së mjedisit

> vendosjen e të drejtave të njerëzve dhe të natyrës mbi të drejtat e ndotësve

> parandalimin e degradimit të tokës, ujit, bimësisë dhe ajrit

> promovimin e një lëvizjeje të përbashkët globale për një ardhmëri të sigurt klimatike dhe sigurimi i shfrytëzimit të qëndrueshëm të burimeve pa degraduar natyrën

tdc new

Pra, merrni biçikletën tuaj apo huazoni një me qira, dhe bashkagjituni në aktivitetin e rradhës. Kushtet e pjesëmarrjes dhe më shumë informata për edicionet  e kaluara mund t’i gjeni në pjesën tjetër të kësaj faqeje tek “Informatat kryesore mbi projektin”. Për më tepër, vazhdoni të përcjellni lajmet në ueb faqen tonë apo faqet tona në Facebook  CHwB Kosova dhe Tour de Culture Kosovo.