Ruajtja e Kalasë së Prizrenit

Qëllimi dhe përmbledhja e projektit

13

Qëllimi i projektit është të krijojë një hapësirë të re për shijimin kulturor dhe natyror. Përmes konservimit, adaptimit për rishfrytëzim dhe interpretimit, Kalaja e Prizrenit do të përfaqësojë një koncept të ri të integruar të vlerave të trashëgimisë dhe të shfrytëzimit të qëndrueshëm për përfitime sociale, ekonomike dhe kulturore.

Ky projekt do të kontribuojë në zhvillimin e turizmit kulturor, si një objektiv strategjik i Komunës së Prizrenit. Vlen të përmendet se objektivat e projektit theksojnë që Trashëgimia Kulturore është një aset shoqëror, ekonomik, kulturor dhe mjedisor i vlerësuar dhe i shfrytëzuar në nivelet lokale, si nga shoqëria civile ashtu dhe nga institucionet e qeverisjes lokale. Kalaja e Prizrenit do të krijojë mundësi për të gjeneruar të ardhura për të mbështetur ekonominë vendase; ajo është një hapësirë e re për aktivitete kulturore dhe do të jetë një pikë hyrëse në peisazhin e jashtëzakonshëm natyror të Prizrenit dhe të të gjithë rajonit.

Një ekip i përbashkët i institucioneve të trashëgimisë kulturore të vendit dhe i ekspertëve të Fondacionit suedez të Trashëgimisë Kulturore pa Kufij (CHwB) do të punojnë së bashku për të garantuar që Kalaja e Prizrenit është e mirëmbajtur dhe e adaptuar për t’u shfrytëzuar nga publiku, qytetarët vendas dhe turistët, fëmijët dhe të rriturit, burrat dhe gratë si dhe personat me nevoja të veçanta. Përmes një komponenti kreativ të interpretimit – që do të zhvillohet gjatë gjithë këtij projekti, vizitorët do të kenë mundësi të ‘ecin’ përmes historisë së Kalasë dhe të Prizrenit. Interpretimi është një koncept i ri që ka nevojë të njihet nga mjedisi dhe akterët e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

12

Për shkak se Kalaja e Prizrenit vlerësohet tejet lartë nga ana e komunitetit lokal, zhvillimet e bëra përmes këtij projekti do te kenë potencialin për të inkurajuar një përfshirje më të madhe dhe proaktive në menaxhimin e lokalitetit në të ardhmen. Për të arritur këtë, një përkushtim dhe bashkërendim i të gjithë aktorëve në proces është mëse i domosdoshëm. Ekipi i projektit, së bashku me institucionet përgjegjëse, përmes një qasjeje pjesëmarrëse do të hartojë një plan gjithëpërfshirës të menaxhimit. Ky Plan do të shprehë vizionin dhe misionin e lokalitetit, përcaktojë strategjitë, propozojë veprimet dhe të ndajë mjetet e nevojshme për ta mbajtur sitin të ruajtur dhe të hapur për publikun. Plani do të shërbejë si udhëzues për strukturën e Menaxhimit që do të krijohet nga autoritetet respektive.

Projekti i propozuar, në partneritet me Institutin Arkeologjik të Kosovës, synon t’i sendërtojë qëllimet e veta përmes komponentëve në vijim:

 

1. Konservimi dhe Adaptimi për Rishfrytëzim

Objektivat parësore për konservimin dhe ripërdorimin e Kalasë së Prizrenit janë:

  • Të kontribuojë në konservimin dhe mbrojtjen e mëtutjeshme të aseteve të trashëgimisë kulturore, duke përmirësuar objektet për vizitorë dhe shfrytëzuesit e ardhshëm.
  • Të sigurojë që vlerat e trashëgimisë së lokalitetit (sitit) të ruhen për brezat e ardhshëm dhe se vetëdija ndaj këtij vendi historik do të rritet.
  • Të rritet dukshmëria e sitit nga qyteti, duke e bërë më të lehtë për të kuptuar strukturën e mureve dhe të mbetjeve. Pamja e freskët e jashtme të jetë tërheqese dhe të ndjellë krenarinë e komunitetit.
  • Të sigurojë strukturën trashëgimore të vendndodhjes (sitit) dhe vizibilitetin nga qendra e qytetit si dhe për t’u mundësuar vizitorëve të kuptojnë përmasën e sitit dhe lidhjen që ka me qytetin dhe tablonë e tij.
  • Të sigurojë qasje në këtë sit për grupet lokale, edukative dhe turistike, e cila do të rezultojë me një ndërgjegjësim më të madh për vlerat e jashtëzakonshme që ky sit i trashëgimisë posedon.
  • Të rrisë interesimin për turizmin. Duke siguruar punësim në periudhë afatshkurtër, këto punime do të sigurojnë qëndrueshmërinë e vazhdueshme të Kalasë së Prizrenit.
  • Për të qenë në gjendje t’i përballojë kushteve ekstreme atmosferike si dhe turmave, e të cilat, para kësaj pune, do ta kishin rrezikuar qëndrueshmërinë afatgjate të lokalitetit.

 

2. Interpretimi

Objektivi i përgjithshëm është të farkëtojë të kuptuarit më të mirë të Kalasë së restauruar, ku siguria individuale në një nivel të brendshëm arrihet nëpërmjet përjetimit të një të ardhmeje më të mirë për Prizrenin, me pasuritë e saja të padëmtuara dhe të paprekura të trashëgimisë kulturore. Objektivi specifik është zhvillimi i një modeli inovativ dixhital shumëdimensional që do të përdoret për mësimdhënie, regjistrim dhe të të mësuarit rreth teknikave të konservimit/restaurimit. Ky model do të përdoret për interpretimin e aseteve të trashëgimisë kulturore të Prizrenit, konkretisht të Kalasë, duke përdorur zhvillimin teknologjik si urë lidhëse midis asetit dhe vizitorit/qytetarit të Prizrenit, si dhe mes të kaluarës dhe të ardhmes.

1

3. Plani i Menaxhimit

Objektivat kryesore për menaxhimin e trashëgimisë kulturore në Kala janë:

  • Njohja elidhjes midisKalasëdheqytetit të Prizrenit
  • Menaxhimi irëndësisë historike, peisazheve, praktikave kulturore dhe tregimeve
  • Të punohetnë mënyrë aktivemegrupet e komunitetitpër të lehtësuarkonservimin dheqasjen nëtrashëgiminëe tyre, përfshirë këtuofrimin eqasjes nëkalapër të vazhduar mepraktikatkulturore
  • Lehtësimi irezultateve të konservimitpërmes shfrytëzimittë qëndrueshëm tëlokalitetit (sitit), peisazhevedhe të strukturës së ndërtuar, duke mundësuar kështunjë qasjeenergjikedhe dinamike nëkonservimin dhe menaxhimine trashëgimisë

Kohëzgjatja e projektit është 36 muaj, me buxhet të përgjithshëm prej $ 699.914,00