Promovimi i pjesëmarrjes publike në planifikimin hapësinor në nivelin lokal

Objektivi kryesor i këtij projekti të financuar nga USAID përmes Partneritetit për Zhvillim është që të mbështes të gjitha grupet e komuniteteve, në veçanti atë të grave, të rinjve dhe grupeve të tjera të rrezikuara në ndonjë mënyrë në procesin e vendimmarrjes si dhe zbatimin e qëllimeve të planifikimit hapësinor, duke përfshirë këtu pesë pilot komunat. Qëllimi kryesorë është që të krijohet një bashkëpunim kuptimplotë ndërmjet qytetarëve dhe qeverisjes lokale, duke promovuar kështu kuptimin e fuqizimit dhe pronësisë gjatë zhvillimit të proceseve.

Projekti do të zbatohet në pesë komunat partnere: ate të Gjakovës, Malishevës, Pejës, Prishtinës dhe Vushtrrisë. Secila komunë i ka nevojat e veta specifike për planifikim hapësinor andaj edhe secila prej tyre do të kryej përgaditjet adekuate të dokumenteve të planifikimit hapësinor. Aktivitet e parashikuara  të planifikimit hapësinor  si dhe nevojat specifike të secilës komunë janë të përshkruara në listën e mëposhtme:

1. Komuna e Gjakovës është e interesuar ne planin e revitalizimit të pazarit historik “Çarshia e madhe”;

2. Komuna e Malishevës është në përfundim të Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) dhe së shpejti do të kryej draftimin e Hartës së Zonimit të Komunës (HZK);

3. Komuna e Pejës tani më ka përfunduar Planet Rregulluese Urbane (PRrU) dhe tani do të bëj integrimin e zonave rurale në HZK;

4. Komuna e Prishtinës planifikon përfshirjen e qytetarëve të saj në identifikimin e problemeve te implementimit të pesë Planeve Rregullative Urbane egzistuese në vazhdën e përgatitjeve të draftimit të kushteve të zhvillimit për hartën e re të zonimit; dhe

5. Komuna e Vushtrrisë është duke e plotësuar PZHK-në dhe gjithashtu së shpejti do ta bëjë draftimin e HZK.

usaid kollazh 2

Punëtori të ndryshme tematike për komunat e Parteshit, Rahovecit, Pejës dhe Mamushës (2008 – 2012)

Ky projekt do të përpiqet që të shkoj përtej kërkesave minimale të Udhëzuesit Administrativ ( Al No. 05/2014) dhe do të ofroj një metodologji efikase dhe teknika të reja në mënyrë që të arrihet bashkëpunim i mirëfilltë ndërmjet qytetarëve, qeverisë dhe palëve të tjera të interesuara jo-publike.

Ky projekt pretendon të përfshijë të gjitha grupet e komuniteteve dhe palëve të interesuara që nuk janë pjesë e publikut por që ndikohen nga politikat e planifikimit hapësinor si dhe të gjithë të tjerët që mund të kenë ndikim ne formulim dhe zbatim të këtyre dokumenteve. Në vazhdim do t’i gjeni detyrat kryesore që synon ky aktivitet: identifikimin e të gjitha palëve publik dhe jo-publik; organizimin e grupeve te komunitetit me qëllim të adresimit të kërkesave, vlerave dhe interesave të tyre; informimi dhe përfshirja e të gjitha palëve të interesuara në lidhje me atë se kur dhe si mund të ndikojnë në proceset e vendimmarrjes në planifikim hapësinor, dhe promovimi i përfshirjes aktive që në fillim të procesit të planifimit.

Projekti do të rezultojë në një prezantim të balancuar të të gjitha grupeve të komunitetit dhe palëve të tjera të interesuara në proces, në të kuptuarit e qartë të  kërkesave dhe çështjeve të ngritura, në përpjekje të sinqerta të bashkëpunimit ndërmjet publikut dhe qeverisjes, dhe përfshirja e vlerave dhe interesave të publikut në dokumentet e planifikimit hapësinor. Rrjedhimisht, kjo do të ndikojë në fuqizimin e qytetarëve gjatë procesit të vendimmarrjes në planifikimin hapësinor, gjë që do të ndikojë në ngritje të kualitetit të jetesës për gjitha komunitetet.

Qëllimi dhe rezultatet e pritura

Aktiviteti i grantit të propozuar  duhet të ketë qasje sistematike në ndërmarrje të iniciativës, organizimit dhe mbajtjen e një bashkëpunimi të qëndrueshëm ndërmjet qytetarëve dhe qeverisë, sa i përket planifikimit hapësinor. Qëllimi i tij kryesor është që ndërtojë mekanizmat e duhur të shoqërisë civile ashtu që procesi në fjalë të jetë i qëndrueshëm edhe pas implementimit te aktiviteteve të grantit. Aktiviteti synon që t’i bashkojë të gjithë palët e interesuara rreth tavolinës për planifikim dhe kultivimin e bashkëpunimit të sinqertë ndërmjet tyre.

usaid kollazh 1

Proceset e konsultimeve publike në komunat Dragash, Vushtrri, Gjakovë dhe Rahovec (2013)

Duke u bazuar në komponentët e planifikimit që përfshinë pesë komunat, ky projekt ka për qëllim që të mbërrijë këto rezultate në secilën komunë partnere:

1. Themelimi i Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit  

Në fund të aktivitetit, komunat duhet të kenë formuar Bordin Këshilldhënës të Komunitetit, ku të gjitha komunitetet janë të përfshirë në procesin e planifikimit dhe kanë njohuri bazike në lidhje me procesin e planifikimit, një OJQ që kryen rolin e vëzhguesit, draftimin e planit për pjesëmarrje të publikut në komunë, dhe që nevojat dhe kërkesat e të gjitha komuniteteve të jenë identifikuar mirë dhe të përfshira në projektet e komunës. Varësisht nga projektet e komunave, komunitetet dhe palët e interesuara përkatëse do të përfundojnë si palë aktive të përfshira në procesin e planifikimit të draftimit të HZK, PZHK, shqyrtimit publik, identifikimin e problemeve që kanë të bëjnë me implementimin e PRRU-ve, dhe planit për revitalizimin e pjesës historike të qytetit.

2. Draftimi i Planeve të Pjesëmarrjes së Publikut & zbatimi ngjarjeve me komunitet

Përmbajtja e Planeve të Pjesëmarrjes së Publikut (PPP) do të varet nga konteksti i komunës dhe draftimi i dokumenteve të planifikim hapësinor të projektuar. Grupi komunal i CHwB në bashkëpunim me projekt menaxherin nga komuna do të përgatisin kornizën e PPP. Përmbajtja e saj do të diskutohet dhe aprovohet edhe nga Departamenti i Planifikimit dhe Urbanizmit, anëtarët e Bordit Këshillëdhënës të Komunitetit dhe nga OJQ vendore.

Kjo detyrë gjithashtu përfshin edhe nivelet e caktuara për pjesëmarrje publike si dhe identifikimin e teknikave të reja për përfshirjen efikase të komuniteteve gjatë procesit të planifikimit. Tri nivelet e pjesëmarrjes publike: informimi, konsultimi dhe bashkëpunimi duhet të jenë të përcaktohen për të gjitha aktivitetet të dala nga PPP e harmonizuar dhe afatit kohor të projektit nga komuna.

PPP e aprovuar duhet të jetë në harmoni me afatet kohore të projekteve për ҫdo komunë. Grupi komunal i CHwB dhe projekt menaxheri i komunës do të përkujdesen që aktivitetet e planifikuara të pjesëmarrjes të mos bien ndesh me afatet kohore të projekteve të komunave.

3. Draftimi i udhërrëfyesit për planifikimin hapësinor me pjesëmarrje

Të gjitha materialet që do të dalin nga aktivitetet dhe detyrat që do të ndërmerren në kuadër të PPP do të përdoren si të dhëna në procesin e draftimit të Udhërrëfyesit për Pjesëmarrje Publike. Ky udhërrëfyes do të synojë që të kultivojë pjesëmarrje kuptimplotë të publikut në komunat e ndryshme të Kosovës, dhe si i tillë do të përfshij teknika kreative dhe praktike me qëllim të përfshirjes së publikut në procesin e planifikimit hapësinor. Kjo gjithashtu do t’i ndihmoj komunave të Kosovës në identifikim e praktikave më të mira të planifikimit, aftësive dhe sjelljeve të cilat ata mund t’i shfrytëzojnë në dizajnimin dhe zbatimin e përfshirjes kuptimplote të publikut. Duke u bazuar në përvojën dhe ekspertizën që posedon CHwB, draftimi i këtij udhërrëfyesi do të bëhet në atë mënyrë që në të ardhmen të shfrytëzohet si mjet për kuptimin, planifikimin dhe zbatimin e programit të pjesëmarrjes së publikut.

Kohëzgjatja e projektit është 7 muaj, duke filluar nga 12 Janar e deri më 14 Gusht 2015.