Programi i intervenimit emergjent kulturor për 3 ndërtesa të trashëgimisë kulturore në Kosovë

Programi i intervenimit emergjent kulturor për tre objekte të trashëgimisë kulturore në Kosovë

Fondi Princ Claus, në kuadër të programit të tij të emergjencave kulturore, do të bashkëfinancojë, në partneritet me zyrën e CHwB-së në Kosovë, ndërhyrjet emergjente në tre monumente të mbrojtura të trashëgimisë kulturore në Kosovë të cilat janë në një gjendje të përkeqësuar.

Ndërtesa e Bibliotekës së qytetit ‘Hivzi Sylejmani’ në Prishtinë daton që nga viti 1930. Objekti i takon stilit eklektik arkitektural, i projektuar nga arkitekti rus Sokolov. Biblioteka e qytetit ofron arsim, çlodhje dhe qasje në të gjitha llojet e librave. Biblioteka është një vend i të ushqyerit shpirtëror për njerëzit e çdo moshe si dhe një vatër qendrore e natyrshme për takimin e mendjeve. Duket qartë që biblioteka qendrore është vërtetë qenësore në aktivitetet jetësore për një numër të madh njerëzish, është një hapësirë ​​e rëndësishme në të cilën ndërtohet dhe jetohet kultura publike, dhe si rrjedhim përmban një ndjenjë të thellë të lidhjes me vendin për shfrytëzuesit e saj.

PCF image 3

Shkolla fetare – mejtepi i Haxhi Ymerit ndodhet në qendër të qytetit të Gjakovës, pikërisht përballë xhamisë me po të njëjtin emër si të shkollës. Sipas arkivave, teknikave të ndërtimit dhe të stilit arkitektural, ky mejtep është ndërtuar në shekullin XVIII. Ndërtesa ka shërbyer si hapësirë ​​ndihmëse e xhamisë, për mësime fetare. Mejtepi i Haxhi Ymerit i ka shërbyer komunitetit për t’i ngritur njohuritë e tyre mbi fenë si dhe për lëndët tjera. Mejtepi ishte njëkohësisht një vendtakim për njerëzit pavarësisht moshës dhe gjinisë. Duke qenë i tillë, funksioni i tij, pamja e jashtme dhe vendndodhja në qendrën e qytetit luan një rol të rëndësishëm në jetën shoqërore të banorëve vendas.

PCF image 2

Ura e Terzive, e njohur edhe si “ura e rrobaqepësve”, u ndërtua rreth vitit 1730 mbi lumin Erenik nga një rrobaqepës i njohur i një familjeje Terzi të Gjakovës. Ndërtimi i urës zgjati dhjetë vite. Mirëpo, sipas mbishkrimit arab në një gur të gdhendur, shënohet që ura është ndërtuar në fund të shekullit XV dhe ishtë restauruar gjatë shekullit XVII nga Perandoria Osmane. Funksioni i urës ka ndryshuar rrënjësisht nga përdorimi aktiv në një përdorim pasiv, dhe tregon një monument me vlera të nostalgjisë dhe atyre historike. Në ditët e sotme përdoret si vendtakim joformal nga komuniteti vendas. Me historinë e saj të gjatë dhe të ekzistencës kjo urë luan nje rol mjaft të rëndësishme në jetën shoqërore të komunitetit duke qenë pjesë e kujtesës kolektive.

PCF image 1

Përkundër rëndësisë së tyre kombëtare, këto monumente të trashëgimisë arkitekturale janë në proces të dëmtimit për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, shfrytëzimit, kushteve klimaterike si dhe trajtimeve të gabuara.

Objektivat e projektit janë:

Për komunitetin: Ripërtëritja e vlerave historike, shoqërore dhe arkitektonike të qytetit dhe të krenarisë së vendasve për trashëgiminë e tyre të mbetur kulturore. Krijimi i kushteve më të mira për shfrytëzuesit si dhe të sigurojë qasje për vizitorët.

Për gjendjen socio-ekonomike të zonës në të cilën gjendet trashëgimia: Përmes trajtimit, objektet do të tërheqin më shumë vizitorë dhe si të tilla do të rrisin përfitimet socio-ekonomike të zonës.

Për vlerësimin e trashëgimisë: Projekti i ndërhyrjeve emergjente do të ketë një rol të rëndësisë së madhe për banorët për të kuptuar që trashëgimia e tyre mund të ruhet edhe me investime të vogla. Si i tillë, ky projekt mund të kontribuojë edhe si një shembull për pronarët për t’i mbajtur dhe ruajtur pasuritë e tyre të trashëgimisë.

Për ngritjen e kapaciteteve: Ky projekt do të shërbejë si një shembull i suksesshëm i intervenimeve emergjente të trashëgimisë. Kjo do të sigurojë një përvojë të restaurimit arkitekturor për ndërtuesit vendas dhe do të rrisë kapacitetin e turizmit, interesimin vendas si dhe vlerat e përbashkëta. Përmes kontraktimit të mjeshtërve vendorë, kostoja e punimeve në terren do të zvogëlohet. Kjo do rrisë gjithashtu ekonominë e zonës dhe në këtë mënyrë do të sigurojë vende të reja të punës. Punëtorët vendorë do të kenë mundësinë për t’i ngritur njohuritë dhe shkathtësitë e tyre mbi metodat e ndërtimit pasi ata do të trajnohen nga mjeshtrit me përvojë.

Ky projekt ka nisur në korrik të vitit 2014 dhe është planifikuar të përfundojë në dhjetor të vitit 2014.

HS 005

Foto ura t (27)

mejtep final 01