Përkrahje për Promovimin e Diversitetit Kulturor

 

PCDK F1

 

Që nga viti 2010, zyra e CHwB në Kosovë është përzgjedhur si OJQ partnere në kuadër të Projektit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Përkrahje për Promovimin e Diversitetit Kulturor (PDKK)”.

Aktivitetet e CHwB në kuadër të programit kanë përfshirë: përkrahjen administrative të grupeve punuese ndërkomunale dhe grupeve punuese regjionale; hulumtime në terren mbi trashëgiminë kulturore, natyrore dhe turizmin kulturor; vizitat edukative dhe aktivitete vetëdijësimi në lokalitetet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore me publik të përgjithshëm përfshirë këtu dhe grupet e margjinalizuara të shoqërisë dhe nxënës.

PCDK F2

Prej muajit Prill deri Nëntor 2014, CHwB do të zbatojë këto aktivitete në rajonin lindor që mbulojnë komunat e Gjilanit dhe Ferizajit:

– Organizimi i një tryeze të rrumbullakët me grupet e interesit për Studimin e Fizibilitetit dhe pilot veprimet;

– Organizimi i ceremonis së çmimeve për llogo në rajonin e Gjilanit; dhe

– Organizimi dhe zbatimi i pilot veprimeve për trashëgiminë shpirtërore.

Për galeringë e fotografive në kuadër të projektit klikoni PCDK 2013 dhe PCKD 2014.

Për informata më të hollësishme në lidhje me programin vizitoni faqen e Këshillit të Evropës këtu.