Restaurimimi dhe revitalizimi i verarisë së Kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe

Fshati Hoçë e Madhe ndodhet në jug të qytetit të Rahovecit, rreth 20 km në perëndim të Prizrenit dhe është e populluar kryesisht nga komuniteti serb. Fshati ende ruan pamjen e saj tradicionale – vernakulare me disa shtëpi të rëndësisë historike, ndonëse në gjendje të keqe fizike. Si ansambël, kishat së bashku me veraritë dhe peizazhin e kultivuar paraqesin një shembull të vlefshëm dhe të harmonishëm të arkitekturës vernakulare.

Velika Hoca

Kompleksi i kishës së Shën Stefanit përfshin kishën kushtuar Shën Arqidjakon Stefanit, shtëpinë e famullisë si dhe punishten e verës. Është e vendosur në qendër të fshatit dhe daton që nga shekullin e XIV-të. Veraria e Kishës së Shën Stefanit është restauruar disa herë gjate historisë së saj. Viti i saktë i ndërtimit të verarisë nuk është i njohur. Supozohet se objekti u ndërtua në shekullin e XVIII-të. Kjo verari është monument i trashëgimisë kulturore nën mbrojtje, sepse ajo dëshmon një traditë të gjatë kohore në kultivimin dhe prodhimin e verës, si tipar i veçante i gjithë fshatit.

Veraria e Kishës së Shën Stefanit është në gjendje të keqe dhe si e tillë ajo duhet të restaurohet dhe të ripërdoret. Përfituesit – komuniteti lokal, Këshilli Zhvillimor i Fshatit (KZHF) dhe Kisha Ortodokse Serbe (KOS) së bashku me CHwB kanë identifikuar një destinim të ri për objektin. Ky propozim sugjeron shfrytëzimin e ndërtesës si restorant të verarisë. Shijimi i verës në ambient të vet natyral, të bën të kuptosh që vera nuk është thjeshtë një pije por një produkt tradicional përplot me histori dhe art. Hoça e Madhe si një rajon i kultivimit të verës dhe rrushit, ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit.

Qëllimi i këtij projekti është të ruajë vlerat e trashëgimisë kulturore të fshatit. Kështu shtohen aktivitetet ekonomike përmes ruajtjes së tregtisë tradicionale në vreshtari, turizëm natyror dhe kulturor. Për më tepër, për të promovuar pjesëmarrjen e plotë dhe aktive të komuniteteve jo-shumicë si aktorë në shoqëri dhe përfundimisht, për të kontribuar në procesin e pajtimit të pas luftës duke përdorur trashëgiminë si një mjet dialogu.

Objektivat e projektit janë:

– Mbrojtja e vlerave kulturore të verarisë së Kishës së Shën Stefanit në Hoçë të Madhe, përmes restaurimit dhe revitalizimit të objektit si Restaurant Kombëtar të Verës.

– Të rrisë ndërgjegjësimin e komunitetit lokal për trashëgiminë kulturore.

– Të përfshijë komunitetin në pjesëmarrje aktive në procesin e zbatimit.

– Të promovojë zhvillimin socio-ekonomik në fshatin Hoçë e Madhe, nëpërmjet mbështetjes së zhvillimit të turizmit rural.

Përmes këtij projekti, të financuar nga Fondi i Ambasadorëve të SHBA-ve për Mbrojtjen e Vlerave Kulturore, CHwB synon të rizbuloj rrënjët e bashkëjetesës së kulturës dhe të humanizmit. Veraria e Kishës së Shën Stefanit do të bëhet një qendër eksplorimi, kënaqësie dhe ndërveprimi jo vetëm për komunitetin lokal, por edhe për turistët.

Ky projekt ka filluar në nëntor 2013 dhe është planifikuar të përfundojë në prill 2015.

hoca inauguration 02 b hoca inauguration 02 a