Këtë vit qyteti i Krujës do të mirëpresë të tretin Kamp Rajonal të Restaurimit me temë zejet tradicionale dhe sipërmarrjen. Një pjesë e projekteve të CHwB Shqipëri ndër vite janë fokusuar te prodhimi artizanal me cilësi të lartë që i përgjigjet kushteve bashkëkohore të jetës – duke përdorur teknika tradicionale për përpunimin e materialeve vendase. Këto projekte kanë venë në pah rëndësinë e mbështetjes së zejeve tradicionale, si një mënyrë për të ruajtur njohurite historike dhe nxitur sipërmarrjen dhe prodhimin vendas.
KRUJA
Çfarë do të ndodhë gjatë Kampit?
Në Krujë, pjesëmarrësit do të mësojnë për teknika tradicionale të artizanatit. Shumë prej pazareve të vjetër po përballen me nevojat për kushte më të mira për artizanët vendas, duke ofruar në të njëjtën kohë dhe një gamë më të gjerë prodhimesh tipike për të joshur vizitorët e kështu, rritur tregun e tyre. Bashkë me artizanët e Pazarit të Krujës, pjesëmarrësit do të mësojnë për këto sfida dhe do të diskutojnë zgjidhjet e mundshme. Disa nga mjetet që do të shrytëzohen për të arritur këtë do të mbështeten në zhvillimin e një mendësie sipërmarrëse, një përafrim ndaj biznesit që i thyen kornizat e zakonshme dhe growth mindset (mendësi rritjeje). Growth mindset është një përqasje ndaj jetës që na ndihmon të kuptojmë mënyrën se si mendojmë, të mësojmë nga gabimet tona dhe t’i shohim ato si mundësi për rritje personale e profesionale.
Punët praktike do të përfshijnë teknika të ndryshme, si përpunimi i shajakut, qëndisja, përpunimi i metaleve (filigram), të udhëhequra nga artizanët vendas e ndërkombëtarë. Gjitahshtu, pjesëmarrësit do të ndiqen nga specialistë për krijimin e ideve për biznese të reja e kthimin e tyre në mundësi biznesi.
Çfarë e bën Krujën të veçantë?
Kruja është një qytet historik në zhvillim. Shtëpi e heroit kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Kruja ndodhet pranë Tiranës, ndaj kalaja dhe lagjet historike të saj shohin mijëra turistë çdo vit. Rruga e ngushtë me kalldrëm që të shpie në kala mirëpret një nga pazaret më të vjetër tradicionalë në vend – një vend që ende njihet për artizanatin dhe tregtimin e tij. Perveç muzeut të heroit kombëtar, Kruja gjithashtu lëvdohet me muzeun etnografik, një teqe të shkekullit XVIII dhe një hamam të sapo-restauruar.
Datat dhe vendndodhjet e Kampeve me temë zejet tradicionale dhe sipërmarrjen në 2018-ën
VENDI | DATAT | AFATI I APLIKIMIT |
Krujë, Shqipëri | 20 -31 maj | 16 prill |
Ky është Kampi që bën për ju? Klikoni këtu për të aplikuar ose për tu informuar me tematikat e tjera të ofruara nga CHwB Shqipëri.