KRR kanë përshkuar një rrugëtim të gjatë e të suksesshëm e këtë vit rikthehen me një seri prej 3 kampesh. Ka shumë mundësi për t’i qëndruar pranë trashëgimisë.
Në 2019 rikthehen dy tematikat me te vjetra te Kampeve! Per me teper, kete vit propozojme nje vend te ri!
Në 2019-ën Kampet Rajonale të Restaurimit do t’u ofrojnë pjesëmarrësve ligjërata të nivelit të lartë dhe përvojë praktike në fushat e restaurimit e konservimit nëpërmjet përdorimit të teknikave dhe materialeve tradicionale, si dhe njohurive në lidhje me interpretimin e vendeve të trashëgimisë kulturore dhe muzeve. Gjatë secilit prej këtyre kampeve pjesëmarrësit do të ndjekin një program të ngjeshur, por gjithëpërfshirës, i cili kombinon teorinë – nëpërmjet ligjëratave e prezantimeve – me përvojën praktike gjatë punës me monumente e objekte muzeale në vendndodhje të ndryshme në rajon.
Çdo ndërhyrje do të ndihmojë banorët vendas, duke restauruar objektet muzale e monumentet e tyre të çmuar dhe duke i ofruar mënyra të reja për t’i kuptuar, shijuar e rijetëzuar ato.
Secili nga Kampet është pjesë e një nisme që përfshin gjithë Ballkanin dhe që synon të inkurajojë njerëzit që të vlerësojnë dhe të kujdesen për trashëgiminë e tyre lokale. Objektivat kryesore janë përdorimi I trashëgimisë kulturore për ndërtimin e marrëdhënieve mes profesionistëve të rinj, duke krijuar kushte për ripajtim në një shoqëri demokratike, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe për zhvillimin ekonomik në nivel lokal përmes përdorimit të trashëgimisë kulturore.
Kampet Rajonale të Restaurimit të vitit 2019, financohen nga Qeveria e Suedisë dhe Allianz.
Mos humbisni rastin për t’u bërë pjesë e kësaj përvoje të mrekulleshme!
Datat e Kampeve për vitin 2019
Ju lutemi të vini re datat, tematikat dhe afatet për secilin nga Kampet e vitit 2019. Këtë vit ju propozojmë dy hapësira kohore për të dërguar aplikimet tuaja.
Aplikimet për Kampin e Qershorit: Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj për kampin që do të zhvillohet në Qershor ishte 5 prill 2019.
VENDNDODHJA | DATAT | TEMATIKAT | AFATI I APLIKIMIT |
Gjakovë, Kosovë | 8-19 qershor | Konservimi i objekteve muzeale dhe interpretim | 5 Prill |
Aplikimet për Kampet e Shtatorit: Ju do mund të aplikoni për të qënë pjesëmarrës në Kampet që do të zhvillohen në Shtator. Afati i fundit për dërgimin e aplikimit tuaj është 28 qershor 2019. Këto aplikime do hapen gjatë dritares së dyte të aplikimeve.
VENDNDODHJA | DATAT | TEMATIKAT | AFATI I APLIKIMIT |
Rogljevo, Serbi | 15 – 27 Sept | Konservim i monumenteve dhe interpretim | 28 qershor |
Gjirokastra,Shqipëri | 15 – 27 Sept | Konservim i monumenteve dhe interpretim | 28 qershor |
Tarifa e pjesëmarrjes dhe bursat Tarifa e pjesëmarrjes në kamp është 800 €. Kjo shumë përfshin leksionet, praktikën, fjetjen dhe mëngjesin, materialet e kampit, sigurimin shëndetësor në rast emergjence si dhe eksursionet e planifikuara në program. Pjesëmarrësit do të paguajnë shpenzimet për vaktet e tjera si dhe për transportin për në vendndodhjen e kampit. Këto kosto nuk përfshihen në tarifën e pjesëmarrjes.*
Për të gjithë aplikantët e pranuar që janë nga Bosnja e Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia e Shqipëria do të ofrohen bursa që do të mbulojnë shpenzimet e pjesëmarrjes në kamp. Këto bursa do të përfshijnë 800€ të tarifës së pjesëmarrjes.
*SHENIM: CHwB Albania do te mbuloje kostot per pjesemarresit ne kampin ne Rogljevo, Serbi, si pasoje e mungeses se restoranteve ne fshatin ku organizohet kampi.
Për të aplikuar:
- Shkarkoni formatin PDF të aplikimit (më poshtë):
camp_application_SEPT2019 (anglisht) - Plotësoni aplikimin, duke përfshirë dokumentacionin shoqërues.
- Dërgoni aplikimin e plotë me postë ose email:
Email:
gro.b1686325464whc@C1686325464RR1686325464
Adresa postare:
CHwB Albania
Ismail Qemali
P. 34/1, Kati III, Zyra 15
Tiranë, ALBANIA - Stafi i CHwB Shqipëri do të konfirmojë marrjen e aplikimit. Nëse nuk merrni një email konfirmimi brenda 1 jave nga dërgimi i aplikimit, ju lutem na kontaktoni në adresën gro.b1686325464whc@a1686325464inabl1686325464a1686325464
Aplikimet për vullnetarë
Një mundësi shtesë për ish pjesëmarrësit e KRR: do të dëshironit të përjetoni sërisht Kampin, po këtë herë nga këndvështrimi i organizatorit? Vizito këtë Webfaqe për të aplikuar të qenë vullnetar/e në kamp