Trashëgmia Kulturore pa Kufij fitues i Çmimit për Trashëgiminë Kulturore / Çmimi “Europa Nostra” për vitin 2014
Fituesit e Çmimit të Bashkimit Evropian 2014 për Trashëgiminë Kulturore / Çmimi “Europa Nostra” morën pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimeve më 5 maj 2014 në Burgtheater në Vjenë, organizuar nën patronazhin e Presidentit të Austirsë Heinz Fischer.
27-të fituesit e Çmimit të Bashkimit Evropian për Trashëgiminë Kulturore / Çmimi “Europa Nostra” për vitin 2014, janë përzgjedhur nga 160 projekte përmes 30 vendeve. Çmimet projekteve fituese iu dorëzuan nga komisionieria e BE-se, Androulla Vassiliou dhe Maestro Placido Domingo.
Trashëgimia Kulturore pa Kufij u nderua nën kategorinë e edukimit, trajnimit dhe ndërgjegjësimit.
- Gjatë ceremonisë së Çmimit të Bashkimit Evropian për Trashëgiminë Kulturore / Çmimi “Europa Nostra” për vitin 2014.Foto Europa Nostra

Lejla Hadzic nga CHwB, Shqipëri (në qendër)ndërsa po merr çmimin nga Placido Domingo, tenori i operas dhe president i Europa Nostra dhe Androulla Vassiliou,Komisionieria e Bashkimit Evropian për Arsim, Kulturë dhe Rininë.Foto Europa Nostra
Ceremonia Vjetore e dhënies së cmimeve është pjesë Kongresit për Trashëgiminë Evropiane dhe mbështetet nga Programi Kulturor i BE-së.
Europa Nostra është zëri i Trashëgimisë Kulturore në Evropë dhe një lëvizje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Evropës.